Anmoli iu shpëton jetën Alekut dhe fëmijëve

Intervista - - FAQE 1 -

Kushi, Aleku dhe Tamana argëtohen së bashku duke hapur dhuratat që ka marrë Kushi në ditëlindjen e saj. Vasundra dyshon në dashurinë që shfaq Anmoli ndaj familjes Raxhvanxh, ndonëse Indraxhiti përpiqet ta bindë se gjithçka e shfaqur nga ai është e vërtetë. Anmoli dhe Ragni dëgjojnë zhurma jashtë dhe dalin të shikojnë se çfarë po ndodh…

Vasundra e mbyll Alekun në dhomë

Kur dalin jashtë, Anmoli dhe Ragni shohin të tmerruar Kushin, Alekun dhe Tamanën duke luajtur me balonë në tarracë. Të tmerruar se do të bien poshtë ata nuk dinë ç’të bëjnë, por Anmoli ngjitet dhe arrin t’i shpëtojë dy vajzat. Më pas, Anmoli ngjitet për të marrë Alekun, i cili është i pandërgjegjshëm për rrezikun që i kanoset. Kur Anmoli e sjell Alekun poshtë, Vasundra i bërtet dhe e qëllon atë me shpullë. Ragni i del përpara dhe përpiqet ta qetësojë. Vasundra e mbyll Alekun në një dhomë dhe Ragni nuk di ç’të bëjë kundër këtij vendimi. Edhe Indraxhiti është kundër, por tashmë Vasundra e ka vendosur dhe e mbyll Alekun në dhomë. Kushi, Tamana dhe Anmoli kalojnë momente të bukura të bashku.

Anmoli përpiqet të qetësojë Ragnin e shqetësuar në lidhje me mirëqenien e fëmijëve të saj. Kushi shkon të takojë Alekun në dhomën e mbyllur. Tamana i tregon në telefon Koshalias se çfarë ka ndodhur në shtëpinë e tyre. Prakashi bashkë me Koshalian tremben kur mësojnë në lidhje me incidentin e ndodhur dhe me faktin që Vasundra ka qëlluar Alekun. Kushi i ankohet Anmolit në lidhje me Alekun dhe ai e nxjerr Alekun nga dhoma, duke e justifikuar veprimin e tij para Vasundrës. Kushi lumturohet kur shikon Alekun.

Vasundra i del kundër Gunit

Prakashi dhe Koshalia vijnë në shtëpinë Raxhvanxh. Prakashi përpiqet të ngushëllojë Vasundrën. Ragni i shpreh Anmolit simpatinë e saj. Ky i fundit shkon në aeroport për të sjellë Gunin në shtëpi. Të gjithë në familjen Raxhvanxh janë të lumtur kur shohin që është kthyer Guni, tashmë një vajzë e rritur.

Aleku, i lumtur, i tregon Ragnit pikturën ku ka pikturuar portretin e Vasundrës. Vajzat e vogla janë shumë të lumtura me praninë e Gunit në shtëpi. Kjo e fundit i rrëfen Ragnit se është më e interesuar për kërcimin sesa për studime akademike dhe Ragni i thotë se do ta mbështesë deri në fund për këtë. Vasundra preket kur Aleku i tregon pikturën, por gëzimi i saj nuk zgjat shumë pasi Aleku i tregon gjithashtu edhe trofeun që ka marrë Guni në konkursin e kërcimit. Vasundra i thërret Gunit dhe e zemëruar e pyet se çfarë është kjo. Anmoli, gjithashtu, i del në mbrojtje Gunit dhe e mbështet atë në pasionin e saj.

Anmoli ikën nga shtëpia

Vasundra i kërkon llogari Anmolit se pse e ka lejuar Gunin të shkojë në Mumbai. Ragni preket nga mënyra se si Anmoli përpiqet të shpjegohet para Vasundrës, ndërkohë që kjo e fundit vazhdon të tregohet shumë e ashpër me ta dhe gjithashtu me pasionin e Gunit, që do të dëmtojë, sipas saj, të ardhmen e saj. Anmoli, i zemëruar me fjalët e Vasundrës, merr makinën dhe ikën, ndërkohë që Ragni e ndjek pas më kot.

Prakashi shkon në shtëpinë e Anmolit për të zgjidhur problemin që u ka lindur atyre, ndërkohë që Anmoli, shumë i zemëruar me situatën e krijuar me Vasundrën, i hap zemrën Prakashit. Anmoli i tregon Prakashit për miqësinë e tij me Ranvirin...

Anmoli tregon premtimin që i kanë dhënë Ranvirit

Anmoli i tregon Prakashit ngjarjen kur ai dhe Ranviri i shpëtuan jetën një fëmije të pafajshëm si dhe për mënyrën se si kujdesej Ranviri për familjen e tij. Ragnit i kujtohen momentet e fundit të jetës së Ranvirit, kur ai i kërkoi Ragnit dhe Anmolit t’i premtonin se do ta kalonin së bashku jetën, pas vdekjes së tij dhe vdekja e tij në spital me plagë të rënda.

Ragnit i kujtohet kur e pranoi Anmolin përkrah saj. Anmoli i shpjegon Prakashit kur miqësia e tij mori një rrugë tjetër në momentin kur iu desh t’i jepte premtimin Ranvirit në momentet e fundit të jetës së tij. Prakashi i thotë se e vlerëson këtë që ka bërë dhe i shpreh mirënjohjen e tij për gjithçka. Anmoli vendos të kthehet në shtëpi, pranë njerëzve që do më shumë, Ragnit, vajzave dhe Alekut.

Lind ndjenja mes Anmolit dhe Ragnit

Prakashi e justifikon Anmolin që e ka fshehur të vërtetën nga familja. Ragni është e shqetësuar për Anmolin, i cili nuk është kthyer në shtëpi deri natën vonë, por Anmoli kthehet dhe shkon të puthë fëmijët. Guni i kërkon falje Ragnit për situatën e krijuar për shkak të saj. Ragni i përgatit familjs Rajvansh një mëngjes të shëndetshëm dhe si ajo, ashtu edhe Anmoli përpiqen që ta shmangin njëri-tjetrin, por tani mes tyre po lindin ndjenjat e dashurisë, gjë që i lumturon fëmijët dhe Alekun.

Sumitra shkon në shtëpinë e Vinetit dhe tronditet kur e dëgjon Kavin të flasë në mënyrë të pasjellshme me njerëzit. Vasundra rregullon zyrën e re. Anmoli shkon ta takojë dhe përpiqet të zgjidhë mosmarrëveshjet mes tyre duke i kërkuar falje asaj. Prakashi lumturohet kur sheh zyrën e re. Indraxhiti justifkohet kur Vasundra e pyet se pse e ka fshehur fotografinë e Ranvirit të cilën ajo e kërkon gjithkund.

Tamana vuan si Ragni, për pamjen e saj

Indraxhiti, Anmoli dhe Ragni e këshillojnë Vasundrën të mos jetojë me kujtimet e Ranvirit dhe të ecë përpara në jetë. Malti i ankohet Vinetit për sjelljen e keqe të Kavit. Ragni ngushëllon Vasundrën e cila ka rënë në depresion. Aleku dhe Guni presin Kushin dhe Tamanën të kthehen nga shkolla, por Tamana kthehet nga shkolla duke qarë.

Ajo i ankohet Ragnit se kanë refuzuar t’ia japin asaj rolin kryesor në dramën e shkollës. Ragni përpiqet ta qetësojë dhe vendos të shkojë vetë në shkollë për të biseduar me mësuesen e saj. Malti i ankohet Koshalias për mënyrën se si jetojnë. Mësuesja e sqaron Ragnin për vendimin e saj për të mos ia dhënë rolin në dramë Tamanës dhe Ragni e pranon me qetësi këtë vendim. Ragni diskuton për këtë gjë edhe me Koshalian e cila nuk është dakord me qëndrimin e Ragnit dhe flet për këtë edhe me Prakashin. Anmoli mërzitet shumë kur mëson se Tamana nuk do të luajë rolin kryesor në shfaqje...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.