Ç’donte Erion Veliaj në ditëlindjen e topmodeles?

Pse ia dha tortën Erion Veliaj modeles?

Intervista - - FAQE 1 -

Të pakët ishin ata që e njihnin bjonden bukuroshe deri në momentin kur mbushi 25 vjeçe! Jo thjesht sepse ky është një përvjetor i veçantë, por sepse në 25 vjetorin e saj, organizuar në një festë madhështore në stadium, miku i veçantë, ai që solli tortën me mbishkrimin “Ana, ti je universi”, ishte pikërisht Erion Veliaj! Pse erdhi Erioni në ditëlindjen e modeles dhe pse gruaja e tij nuk ishte e pranishme në festë? Duke besuar se edhe juve ju zgjuan shumë dyshime, ne biseduam me vetë Anën, për të shuar kureshtjen tonë dhe tuajën gjithashtu...

Blerina Çizmja: - Ana, në radhë të parë gëzuar ditëlindjen!

Ana Bano: - Të falënderoj.

(Buzëqesh)

- Ditëlindja jote, qe më e përfolura ditët e fundit, duke i prezantuar kështu me ty edhe ata që s’të njihnin. Ka shumë nga ata që pyesin se kush është Ana Bano përtej bukurisë së jashtme...

- Vërtet që këto ditë jam përfolur më shumë se zakonisht për shkak të surprizës së ditëlindjes. Para disa kohësh kam filluar të merrem me sesione fotografike, pasi e kam pasion, pavarësisht profesionit tim si ekonomiste, duke u bërë kështu edhe imazhi i një reviste në Shqipëri e Kosovë. Përtej bukurisë së jashtme, të cilën e kuroj tej mase, jam kujdesur gjithashtu për anën time të brendshme, duke investuar në sektorin akademik e duke u diplomuar me një mesatare të lartë. Bukuria e jashtme duhet shoqëruar edhe me një shpirt të bukur, që të ketë vlerë.

- Cila është Ana në jetën e përditshme?

- Ana, për ata që nuk e njohin, ka studiuar ekonomi dhe vjen nga një familje intelektuale. Është një vajzë e shoqërueshme dhe që e shijon jetën me të gjitha të mirat e saj. Pasioni im për modën, shfaqet edhe në jetën time të përditshme pasi unë udhëtoj, bëj shumë shopping e trajtime bukurie, pasi kujdesem deri në detaj që gjithçka të jetë siç dua unë. Nuk ka gjë më të

bukur sesa t ë kujdesesh për veten.

- A ishte ideja e ditëlindjes madhështore një mundësi e mirë për t’u bërë e njohur?

- Unë nuk isha fare në dijeni të kësaj surprize që më kishin organizuar dhe nuk mendova se do të bëhej kaq e madhe, por pasi pashë jehonën që pati, përse të gënjej? Gjithkush do të ndihej mirë kur flitet mirë për të.

- Një tjetër mundësi për të qenë në qendër të vëmendjes, është edhe të futesh në Big Brother, siç bëri vjet shoqja jote, Alba... E ke menduar këtë mundësi?

- Të them të drejtën, Alba është më shumë se shoqe për mua, mund të them është gjysma ime, por unë nuk e kam menduar kurrë të futem pasi nuk më pëlqen si ide. Albën e kam mbështetur shumë, por vetë nuk do ta bëja dot.

- E kujt ishte ideja për ta bërë ditëlindjen në stadium dhe pse pikërisht aty?

- Ideja ishte e motrës sime Enit dhe e Albës. Të dyja, në bashkëpunim me rrethin tim shoqëror, organizuan një surprizë. Ne i organizojmë gjithmonë ditëlindjet e njëra-tjetrës në klube e lokale, por duke qenë se për motren time dhe Albën jam shumë e veçantë, ato donin të bënin diçka ndryshe, që nuk ishte bërë më parë. Kështu, zgjodhën stadiumin.

- Dhe, qershia mbi tortë... Çfarë të lidh me Erion Veliajn dhe pse ishte pikërisht ai që e solli tortën tënde?

- Me Erionin nuk më lidh asgjë, përveç faktit që më solli tortën e ditëlindjes. Ishin vajzat që organizuan gjithçka. Unë thjesht shijova më së miri atë natë. Erioni është mik me Albën dhe ajo donte që tortën të ma sillte një person i veçantë. Që të dyja organizatoret donin që çdo detaj të ishte ndryshe nga ditëlindjet e organizuara m ë

parë.

- Por kryetari i bashkisë nuk shkon në çdo ditëlindje... Nuk ke frikë se njerëzit mund ta keqinterpretojnë këtë sjellje të tijën jo të zakontë?

- Oh, jo, nuk ka asgjë për t’u keqkuptuar pasi ai është miku i shoqes sime më të mirë, prandaj pavarësisht rolit e pozicionit që ka, di të respektojë miqtë dhe erdhi aty në këtë rol e jo si kryetar i bashkisë.

- Për shembull, ata që dyshuan, pyesin se pse në video është prerë pjesa ku ti takohesh me të...

- Jo, nuk është prerë asgjë! Videoja e postuar nga unë është videoja që përmban momentet më të bukura të mbrëmjes në pak minuta.

- Ana, çfarë mendon për Erionin si kryetar dhe si politikan?

- E vlerësoj shumë dhe e mbështes në nismat që ka marrë për të ndryshuar Tiranën. Është mjaft i zoti,

shumë i aftë.

- Po si çun?

- Personalisht pata mundësi ta njihja nga afër ditën e ditëlindjes dhe pavarësisht pozicionit që ka, ai është një djalë i thjeshtë, me humordhe i kulturuar.

- Në tortën tënde, shkruhej “Ana, ti je universi”... Ups, Erioni e thotë edhe këtë?!

- Po, torta ishte një detaj shunë i veçantë pasi përfaqësoi gjithçka që unë lexoj. Librat që lexoj kanë të bëjnë me spiritualen, universin e konspiracionin, prandaj vajzat kishin zgjedhur këtë tortë. Erioni nuk e dinte çfarë lexoj unë, por kur ia shpjeguan e pëlqeu si të gjithë ata që ishin të pranishëm aty.

- Nuk bëhet xheloze gruaja e tij për ty?

- Ajola do të ishte e pranishme në festë, pasi Alba i kishte ftuar të dy, por ajo nuk pati mundësi të vinte. Gjithçka ishte një organizim miqësor dhe nuk kishte asgjë për të dyshuar në këtë mes.

- Cila qe dhurata më e shtrenjtë që more?

- Dhurata mora shumë, por më e shtrenjta ishte një makinë.

- Dhurata e Erionit ishte kjo?

- Jo, jo! (Buzëqesh)

- Po Erioni, çfarë dhurate të bëri?

- Dhurata e Erionit ishte vetë prania e tij!

- Po më e bukura?

- Më e bukura ishte vetë organizimi dhe dashuria që mora nga njerëzit e ftuar.

- Dhe, këtu do ta mbyll me Erionin, duke të bërë një pyetje të fundit: Erioni u përfol se mori kalanë për dasëm. Nësoj si ai, ti more stadiumin për ditëlindje. Sa pagove? Se ai nuk është plotësisht privat, apo jo...

- Unë nuk kam ditur asgjë pasi u kujdes Alba për këtë pjesë, ndërsa për të tjerat, motra ime. Kush do të bëjë diçka të veçantë e bën pasi mjafton dëshira. Detajet e tjera nuk kanë rëndësi! Si i ke marrëdhëniet

me...

...miqtë?

Kam shumë pak miq “për kokë”, siç quhen. Jam përzgjedhëse dhe nuk afroj pranë vetes çdo njeri. Në ditët e sotme është e vështirë të kesh besim të plotë te njerëzit, por tek Alba kam, prandaj ajo është më e ngushta për mua dhe unë, për të.

...armiqtë?

- Armiqtë mund të shohin që jam mirë dhe e lumtur, por unë nuk harxhoj fare kohë me njerëz që nuk më duan, pasi jam shumë e zënë duke shijuar momentet me ata që dua.

...gënjeshtarët?

- I injoroj totalisht!

...njeriun e zemrës?

- Përkushtohem pafund, ashtu siç më përkushtohet ai. Njeriu i zemrës ka rol të veçantë, prandaj meriton të trajtohet si i tillë.

...prindërit?

- Kam një marrëdhënie të shkëlqyer dhe komunikim shumë të hapur. Nuk më pengojnë për asgjë dhe më trajtojnë si princeshë.

...punëdhënësit?

- Kur kam qenë në raporte pune i kam patur shumë të mira, falë aftësisë komunikuese e bashkëpunuese.

...profesorët?

- I kam respektuar gjithmonë dhe kam marrë prej tyre të njëjtin respekt.

...gazetarët?

- Deri tani, mjaft të mira! (Buzëqesh)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.