CILËT NUK INTERVISTUAM DOT KËTË JAVË?

Intervista - - AKTUALITET - Nga Artan KRISTO

EDI RAMA

Një intervistë deshëm t’i merrnim këtë javë zotit Edi Rama. Një intervistë vetëm si kryetar i Partisë Socialiste. Sepse, e keni vënë re që ai rrallë jep intervista të tilla për punët e partisë që drejton? Pse ndodh kështu? Mos nuk i ka qejf shumë këto lloj punësh zoti Rama? Mos ka lidhje me këtë edhe fakti se ai e zëvendëson, sa herë që mundet, emrin e PS-së me fjalën “Rilindje”? Nejse, ne më konkretisht deshëm ta pyesnim atë për problemin e zgjedhjeve në PS. Pse nuk zbaton stat- utin e Partisë ai kur vjen puna për mandatin e kryetarit të partisë?! Pse nuk pranon zgjedhje në PS ai?! Pse justifikohet me faktin që, derisa është fitues në zgjedhjet e përgjithshme, nuk ka pse zgjidhet në Parti? Ka frikë nga zgjedhjet, apo e bën këtë për mendjemadhësi? Ja, këto deshëm t’i pyesnim zotit Rama, por nuk mundëm këtë javë...

ERION VELIAJ

Deshëm t’i merrnim një intervistë këtë javë edhe kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, por nuk mundëm. Intervista do të ishte në vazhdim të asaj që zhvilluam javën e kaluar me modelen Ana Bano, ku ajo deklaroi se në ditëlindjen e saj mori pjesë vetë ai, një nga figurat kryesore të PS-së, ish-ministri, kryetari i Bashkisë më të madhe në vend. “A është normale që një kryetar bashkie, jo vetëm të shkojë në ditëlindjen e shoqes së shoqes së tij, të cilën nuk e kishte takuar kurrë, por edhe të luajë aty rolin e protagonistit duke i mbajtur asaj tortën me qirinjtë e festës?!”, deshëm ta pyesnim ne, zotin Ve- liaj?! Nuk duket pak e ekzagjeruar kjo? Nuk ka frikë ai se mos njerëzit e keqinterpretojnë këtë sjellje te kryetarit të bashkisë? Pastaj, “kaq kohë të lirë ka ky kryetari i bashkisë sonë, sa i del ajo, edhe për punën, edhe për partinë, edhe për familjen, edhe që të shkojë në ditëlindjet e topmodeleve?!”, deshëm ta pyesnim në vazhdim atë. Dhe, nëse ai na akuzonte se këto pyetje janë private dhe nuk na përgjigjej, ne deshëm ta pyesim për vendin ku u zhvillua ditëlindja, që nuk është komplet privat, pasi është edhe pronë e bashkisë, pra, e jona, e qytetarëve të Tiranës: A ka ndikuar ai që modeles t’i jepej stadiumi i Tiranës për të organizuar ditëlindjen? Sa pagoi modelja për këtë? A veproi ai për këtë njësoj si me kalanë e Gjirokastrës ku bëri dasmën e tij?

Dhe, së fundi, nuk mund të rrinim pa i drejtuar edhe një pyetje private zotit Veliaj, meqë ai, nën shembullin e liderëve botërorë, e ka bërë edhe gruan e tij person publik: Nuk u bë xheloze Ajola kur pa Eronin që i zgjaste tortën një modeleje shumë simpatike?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.