SAIMIR TAHIRI

Intervista - - AKTUALITET -

Prapë vrasje këtë javë dhe, sipas shtypit, thuhet se këtë vit, janë bërë deri tani plot 19 vrasje. “Janë shumë, apo jo?”, deshëm të pyesnim këtë javë ministrin e Rendit, Sajmir Tahiri. Ai me siguri do të na përgjigjej se policia nuk është përgjegjëse për vrasjet që ndodhin nëse dikush nuk gjen nuse, pret një plep, apo se është i sëmurë mendor, siç tha para dy javësh. Jemi dakord me të, policia nuk është përgjegjëse për vrasjet, por ka përgjegjësi, ka faj, sepse nuk parandalon krimet, ka faj sepse lejon armët e krimit nëpër duart e njerëzve. Pse nuk ka ende asnjë plan për çarmatimin, deshëm të pyesnim zotin Tahiri? Pse bazohet lufta kundër armëve vetëm kur ka- pet ndonjë rastësisht gjatë kontrollit të shoferëve për dokumente a për alkool?! Pse nuk i thuhet popullit se kur do të jetojë i qetë, pa pasur frikë mos ha ndonjë plumb qorr ndërsa pi kafe, apo shëtit rrugëve?! “Kur do të ndryshojë rendi, zoti ministër, rendi, siguria jonë dhe e fëmijëve tanë?!”, deshëm ta pyesnim zotin Tahiri. Është gjë e lehtë të ndryshosh njerëzit, shefat e policisë, ngjyrat e uniformave, fasadën e ministrisë, motorrët e makinat, e lehtë e ndofta, edhe fitimprurëse, por është e vështirë të ndryshosh sistemin dhe mënyrën e punës. Dhe ministri është pikërisht për këtë e jo për tendera motoçikletash e uniformash apo turli koncesionesh. Sidomos ministrat e suksesshëm, siç ke qejf të të quajnë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.