Fansi e mban fytyrën e Noizyt... në kokën e tij

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Kur pamë këtë foto, gjëja e parë që menduam ishte: Të paktën nuk ka gjakosur kokën, siç kanë bërë disa fansa adoleshentë të Luanës, Dhurata Dorës, Dafina Zeqirit apo Encës. Por jo, Noizy i paska fansat e qetë, më paqësorë dhe me ide… artistike! Djali në fjalë, një fans i reperit Noizy, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’ia shprehur reperit të tij të parapëlqyer dashurinë dhe përkrahjen. Ai ka qethur kokën, por këtë herë nuk i ka thënë berberit si gjitmonë “2-sh para dhe 0 anash”, por “Noiz mbrapa” dhe dëshira e klientit me fantazi ka qenë urdhër për berberin. Kanë mjaftuar vetëm pak minuta që në pjesëm e pasme të kokës së djalit të marrë “jetë” fytyra e Noizyt. Ky i fundit është vënë menjëherë në dijeni të kësaj surprize të fansit dhe e ka bërë publik gjestin dashamirës. Epo, gjeste të tilla ia vlejnë të bëhen publike dhe jo prerje apo rrjedhje gjaku nga krahët, duart e këmbët siç bëjnë disa adoleshentë të cilëve u duhet një fjalim - moral i mirë nga ana e këtyre VIP-ave që të mos e lejojnë diçka të tillë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.