Bes Kallaku nuk e “tradhton” Ijen me modele

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Kemi parë shpesh që në klipet e tij Bes Kallaku ka marrë edhe gjyshen, të cilën ai e quan ije dhe si person tashmë publik, falë nipit të saj, edhe Ija ka fituar mjaft simpatizantë nga fansat e Besit. Besi i ndërgjegjshëm për këtë gjë, ndryshe nga këngëtarët e tjerë që marrin nëpër klipet e tyre vajza seksi, ka bërë një zgjedhje tjetër, merr Ijen e tij. Në vend të shampanjës dhe të pijeve të tjera, ai merr ushqimin që e ka fiksim: bukë me djathë e domate dhe përsëri klipi i tij merr më shumë klikime se klipet e këngëtareve të zhveshura. Morali i fabulës? Që të keni sukses dhe të jeni të veçantë, merrni Ijet tuaja nëpër klipe sepse Ija e Besit po i konkurron fuqishëm të gjitha modelet dhe figurantet që po shohim lart e poshtë nëpër klipe. Të dashura vajza, kujdes! Ija is back.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.