Ja ku do ta shohim Linda Halimin pas skualifikimit në “American idol”

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Këngëtarja Linda Halimi, pas një pauze të gjatë në muzikë, u duk sikur e braktisi atë dhe iu përkushtua kujdesit ndaj vetes dhe bashkëshortit të saj me të cilin është zhvendosur për të jetuar në Amerikë. Por ja që plani i Lindës paska qenë që pasi të perfeksionojë trupin, të bëjë një boom në muzikë. Synimi i saj i radhës ishte pjesëmarrja në “American idol” ku edhe u paraqit denjësisht ndonëse nuk arriti të kalonte në finale. Megjithatë, Linda u nda mirë nga kjo eksperiencë sepse mori vlerësime maksimale jo vetëm nga populli shqiptar, por edhe nga ai amerikan dhe ç’është e rëndësishmja, edhe nga vetë këngëtarja me famë botërore Xhenifer Lopez e cila ishte një nga anëtaret e jurisë, por edhe mentorja e saj.

Megjithatë, pavarërisht skualifikimit, Linda nuk ndalet me kaq. Ajo së fundmi është mbyllur në studio për të regjistruar këngë të reja, si dhe bën të ditur faktin se do të sjellë një këngë të re me të cilën po mendon të marrë pjesë në fes- tivalin e fundvitit. Ajo kërkon mendimin e fansave për këtë ide dhe ne jemi të sigurt që edhe fansat kanë thënë njëzëri “po” për këtë pjesëmarrje të Lindës e cila dallohet tashmë si njëra nga këngëtaret me zërin më të fuqishëm të skenës shqiptare. Ja pra, e kuptuam edhe synimin e radhës të Lindës: Përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovizion. Për këtë jemi optimistë, ndaj i urojmë Lindës suksese.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.