Çiljeta Noizyt për Shën Valentin: “Nuk m’u ndave, o malok!”

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Tashmë, siç dihet, Çiljeta është pjesë e grupit OTR dhe, edhe pse është hamendësuar shpesh se mes tyre mund të ketë diçka më shumë sesa vetëm bashkëpunim, Çiljeta shpesh ka sqaruar ku ka qenë e ftuar se Noizyn e ka si vëlla të vogël. Por ja që vetë Çiljeta këtë herë, na nxit ta vëmë në dyshim konfirmimin e saj. Ka qenë ajo vetë që ka publikuar një nga ato quizet që bëhen në Facebook, në pyetjen se cilit person do t’ia jepni përqafimin më të madh për Shën Valentin. Gjejeni se emri i cilit person ka dalë? Po pra po, pikërisht ai, Noizy. Epo ç’lidhje ka “vëlla” Noizy me përqafime Shën Valetini? Pse e bëri publike këtë Çiljeta? A nuk bvëhet xheloz babai i Fernandos? Me të tilla pyetje do të vazhdonim deri në ditën e Shën Valentinit, në kërkim të një përgjigjeje përfundimtare për llojin e marrëdhënies së tyre. Por cili ka qenë reagimi i palës tjetër? Epo, i zgjuar ai “maloku”! E ka mbyllur muhabetin si me stil, vetëm me një “like”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.