Ngjyra e kuqe, kujt i ngjan?

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Getoari apo Moziku? Cili prej këtyre reperave i ka rënë në qafë ngjyrës së kuqe? Ja, që të dy kanë veshur të njëjtën veshje, pellush të kuq. Tani një pyetje kemi ne: është rastësi apo grricje me njëri- tjetrin? Këtë nuk e dimë ende, por meqë i kemi përballë njëri-tjetrit, le të shohim pak se cilit prej tyre i rri më mirë. Getoari është dalluar gjithnjë për shije të veçantë në të veshur dhe ky pellush i rri shumë mirë. Ndërsa Moziku, edhe pse një reper i ri, duket se po i konkurron seriozisht ata të gjeneratës së vjetër. Atëherë, si ta lëmë? Ngjyra e kuqe kujt i ngjan? Apo t’i japë zgjidhje Adrijan Gaxha këtij muhabeti?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.