Bleona dhe Gani, telenovela me fund të palumtur

Intervista - - SPECIALE -

E keni parasysh atë shprehjen: “…dhe jetuan të lumtur së bashku”? Epo, historia e dashurisë së këngëtares Bleona Qereti dhe Ganit përfundon me “dhe jetuan të lumtur, por jo bashkë”. Duket se Kupidi që i ka goditur të dy, në atë moment do të ketë qenë i pirë sepse ata të dy më shumë sesa lidhje e vërtetë dashuria duket se përjetuan një telenovelë me disa pjesë, ku aktore, regjisore dhe producente është Bleona. Por ashtu siç ka qenë edhe gjatë lidhjes, ambicioze dhe moskokëçarëse, e tillë mendojmë se do të jetë edhe këtë Shën Valentin i cili e gjen më singëll se kurrë! Le të lutemi që Kupidi këtë radhë të jetë esëll, që edhe Bleona ta gjejë dashurinë e saj të vërtetë ose t’i rikthehet dashurisë së vjetër… ajo e di!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.