Vasundra vendos të martojë Alekun

“Bidaai”

Intervista - - TELENOVELA -

Ragni nervozohet dhe fillon të qajë kur mëson se Tamana e di tashmë që nuk do ta luajë rolin kryesor, atë të zanës, në dramën e shkollës. Ajo ia hap zemrën Anmolit i cili preket prej saj. Tamana qan ndërkohë që shoqet e klasës tallen me të, por vjen Kushi e cila e qetëson. Vineti zemërohet me Maltin për shkak të papërgjegjshmërisë që tregon ajo ndaj familjes. Anmoli e këshillon Gunin t’i kërkojë leje Vasundrës për të marrë pjesë në konkursin e kërcimit. Tamana ia shpreh shqetësimin e saj Ragnit...

Tamana vuan për ngjyrën e lëkurës së saj

Kavi i sugjeron Tamanës që të përdorë kremin zbardhues të Maltit, që të mos jetë më e zezë. Ragni i shpjegon Tamanës se Kushi e ka fituar rolin kryesor në dramë për arsye të tjera dhe jo sepse është më e bardhë se ajo, por kjo nuk e qetëson vajzën. Prakashi e këshillon Kavin të kuptojë gabimin e tij. Anmoli e lumturon Tamanën duke e mbajtur afër e duke biseduar me të. Kushi është shumë e trishtuar për shkak të Alekut, që nuk është një baba si gjithë të tjerët dhe Guni përpiqet ta qetësojë.

Ragni dhe Guni e bindin Tamanën që të vishet dhe të marrin pjesë në ritet festive në shtëpinë e Prakashit. Anmoli merr Alekun me vete në zyrë dhe i sugjeron të nënshkruajë disa dokumente të rëndësishme. Familja Raxhvanxh merr pjesë në festën e organizuar në rezidencën Sharma. Tamana vazhdon të jetë e fksuar pas ngjyrës së lëkurës së saj për të cilën pyet edhe Koshalian, gjë që e trondit Ragnin... Anmoli ia çon dokumentet edhe Ragnit për t’i firmosur, por ajo, duke patur besim tek ai dhe duke qenë e përqendruar pas Tamanës, i firmos ato pa i lexuar.

Anmoli përfiton nga pafajësia e Alekut

Aleku është i shqetësuar për Kushin dhe për marrëdhënien e tij me të dhe Ragni përpiqet ta ndihmojë. Prakashi kontrollon fletoret e Kavit dhe kupton se ai ka mbetur prapa në studime, ndaj i sugjeron Vinetit dhe Maltit të merren më shumë me djalin e tyre. Malti i sugjeron Vinetit të zhvendosen në një lokalitet më të mirë. Vasundra mëson se Anmoli i ka transferuar të gjitha të drejtat në emrin e tij dhe pyet Alekun në lidhje me nënshkrimin e dokumenteve. Vasundra, e tërbuar nga të rejat e fundit, informon Ragnin për veprimet e Anmolit.

Prakashi, Koshalia dhe Ragni tronditen kur dëgjojnë për transferimin e paligjshëm të të drejtave nga Anmoli. Vasundra ua përplas në fytyrë këtë të vërtetë. E tronditur, Ragni shkon në dhomën e saj dhe nis të qajë për Ranvirin, por Prakashi vjen tek ajo dhe i thotë se ai e mbështet Anmolin dhe se të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe ajo. Prakashi përpiqet të bindë edhe Vasundrën se gabohet kur e akuzon Anmolin. Malti tregohet shumë posesive ndaj Vinetit, kur gjen në zyrën e tij një sekretare shumë simpatike.

Tamana i detyron Ragnin e

Anmolin të flenë bashkë

Tamana vazhdon të jetë shumë e dëshpëruar për gjendjen e saj, duke i tërhequr vëmendjen Ragnit dhe Vasundrës që vazhdojnë të jenë të tronditura për shkak të veprimeve të Anmolit. Ndërkohë, ky i fundit i befason të gjithë duke arritur në shtëpi dhe duke qetësuar Tamanën. Vasundra e pyet atë në lidhje me transferimin e autorizimit dhe Ragni, i del në mbrojtje Anmolit. Prakashi takohet më vete me In- draxhitin dhe i flet atij për Anmolin, kështu, edhe Indraxhiti bie dakord me Anmolin, kur Vasundra e fajëson atë.

Prakashi e këshillon Maltin të mos flasë për asgjë të keqe në prani të Kavit. Tamana këmbëngul të flejë me Ragnin dhe Anmolin, gjë që i vë ata në një situatë të sikletshme. Sado që Ragni përpiqet ta bindë të flejë me Kushin, ajo thotë se dëshiron të flejë me mamin dhe babin e saj. Kështu, Ragni e Anmoli detyrohen të flenë bashkë për hatër te Tamanës. Tamana zgjohet natën për të shkuar te Kushi, ndaj Anmoli dhe Ragni e gjejnë njëri-tjetrin në mëngjes duke fjetur së bashku. Kushi dhe Tamana i luten Zotit t’i plotësojë dëshirat e tyre. Ragni habitet që Kushi e ka prerë me gërshërë veshjen e saj për dramën. Aleku nuk i tregon Ragnit se Kushi e ka bërë këtë që të mos luajë në dramë për hatër të Tamanës, por e merr përsipër ai fajin.

Kushi ia lë rolin e saj Tamanës

Ragni dërgon Gunin për të blerë kostum për dramën e Kushit. Anmoli dhe Ragni përloten ndërsa dëgjojnë Kushin duke i thënë Alekut se e grisi fustanin e saj vetëm e vetëm për të hequr dorë nga roli i saj në dramën e shkollës, për hir të Tamanës. Kushi hiqet sikur është e sëmurë dhe i kërkon mësueses së saj që ta luajë Tamana rolin e saj në dramë.

Tamana është e lumtur që më në fund arriti të luajë rolin e një zane në dramën e shkollës, ndërsa Ragni vlerëson përpjekjet e Kushit në mënyrë që Tamanës t’i realizohej ëndrra e saj. Ragni, Vineti dhe Malti kënaqen duke ndjekur dramën e shkollës, ndërsa Anmoli dhe Guni tremben pasi nuk e gjejnë Alekun në shtëpi. Aleku ka dalë në rrugë duke mbajtur një gjysëm zemre në dorë dhe rrëzohet. Një vajzë e ndihmon të ngrihet dhe atij i duket sikur ajo është Sadna.

Ragni nuk pranon që Vasundra të gjejë nuse për Alekun

Aleku futet në skenë për të parë dramën, pikërisht në momentin kur fëmijët luajnë pjesën sikur janë të frikësuar për shkak të një bombe. Ai bëhet nervoz duke kujtuar situatën e Sadnës me bombën dhe i tmerruar, duke e menduar gjithçka të vërtetë, sulet të shpëtojë fëmijët dhe e prish shfaqjen. Shoqet tallen me Tamanën.

Pas traumës së pësuar, Aleku nis të kujtojë takimin me vajzën që e ndihmoi të ngrihej kur u rrëzua. Ai nis të bëhet i ndërgjegjshëm dhe mjeku i jep familjes Raxhvanxh shpresa se Aleku po shërohet. Kushi është e trishtuar për faktin që i ati i shkatërroi ëndrrën kushërirës së saj. Edhe Tamana është mërzitur me Alekun dhe refuzon të flasë me të, por Ragni e detyron ta bëjë. Vineti emëron Sakshin, vajzën që takoi Aleku, si sekretaren e tij të re. Vasundra vendos të gjejë nuse për Alekun, në mënyrë që ai të shërohet. Edhe Koshalia është dakord me vendimin e saj, por Ragni u del kundër dhe përpiqet t’i bindë se po gabojnë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.