Sezari mbetet në mëshirën e Feliksit

“Duaje jetën”

Intervista - - TELENOVELA -

Pilari e pyet Sezarin në sy të avokatëve se ku i gjeti paratë me të cilat do t’i blejë shtëpinë Alinës, ndërkohë që pasuria e tij është ende e ngrirë në procesin e divorcit. Pilari mendon se Paloma po bashkëpunon me të atin, ndaj i kërkon asaj të ikë nga shtëpia e saj dhe të mos kthehet më, pasi në fund të fundit, nuk është vajza e saj, por e dashnores së Sezarit...

Natashës nuk i intereson pasuria

Lidia i tregon vajzës së saj se pasi lindi, i ati e dërgoi të rritej në një familje të re, ku të mos i mungonte asgjë dhe se tashmë, si vajzë biologjike e babait të Nikolës, asaj i takon e gjithë trashëgimia. Natasha e kupton se qëllimi i së ëmës është të hakmerret ndaj Talesit e Lejlës dhe i thotë se nuk i interesojnë paratë, por vetëm të dijë nëse ajo e do vërtet si bijën e saj. Lidia i kërkon të falur dhe i thotë se shpreson që një ditë ajo ta kuptojë se sa e do.

Alina çon tezen e saj në shtëpinë që ka blerë Sezari për të, në mënyrë që të vazhdojnë me planin e tyre të hakmarrjes. Me kalimin e kohës, Xhina nis të bjerë në dashuri me drejtorin e ri të spitalit San Magno, ndërsa Amarilisi vazhdon të nxisë Eronin që të lërë Nikolasin e të shkojë të jetojë me të e me fëmijën.

Atilio shkon te Sezari për të rinisur punë, por Sezari i thotë se nuk mund ta pranojë më, pasi Vega mund të zemërohet nga kjo dhe të mos i japë atij votën për të qenë president i spitalit. Atilio, i zhgënjyer, nuk pranon as paratë që ai i ofron. Persefoni martohet me Danielin.

Amadeusi çon në shtëpi Rafaelin për t’u njohur me vajzën e tij shofere dhe tërheqja mes atyre të dyve është e fortë.

Paulina grindet me të atin për Nidon

Nidoja vazhdon të takohet me Paulinën vazhdimisht. Paloma zbulon se Paulina del nga shkolla më herët dhe takohet me dikë, ndaj vendos të zbulojë në fshehtësi se kë takon e bija.

Sezari së bashku me Alinën takojnë motrën e tij, për t’i kërkuar votën e saj për presidencën. Prishila i thotë se pak më parë në shtëpinë e saj erdhi për të njëjtën gjë edhe Feliksi me Pilarin, por ajo e ka vendosur që votën e saj do t’ia japë të vëllait.

Feliksi i kërkon Glauses të hetojë më shumë mbi familjen e Rebekës, të fejuarës së kushëririt të tij, djalit të Prishilës, në mënyrë që t’i bëjë shantazh atij për t’i dhënë votën për president.

I fejuari i Valdirenes i propozon Karlitosit ta ndihmojë me karrierën e tij si DJ, duke i blerë të gjitha pajisjet, me kusht që të dalë nga jeta e tyre, por Karlitosi i përgjigjet se nuk do ta këmbejë të bijën e tij me para.

Paulina i pranon Palomës se po takohet çdo ditë me Nidon, i cili ka ndryshuar shumë qëkur është kthyer nga Nju Jorku. Ajo i kërkom Palomës ta ndihmojë që këtë të mos e marrë vesh Brunoja. Ky i fundit bisedon hapur me Paulinën, duke e bërë atë ta pranojë se po takohet fshehurazi me Nidon. Ai përpiqet ta bindë se Nidoja është i rrezikshëm, por Paulina i përgjigjet se ai është i ati dhe se ajo e do. Kjo përgjigje e së bijës e prek shumë Brunon, i cili duke qarë i thotë se babai i saj është ai vetë dhe jo burri që hiqet sikur është penduar për të gjitha veprimet e këqija që ka bërë deri më tani.

Gjykatësi vendos ta ndajë

spitalin

Në seancën e radhës, Pilari dhe Sezari përpiqen edhe një herë të arrjnë një marrëveshje për ndarjen e pasurisë. Pilari, e shtyrë nga Feliksi, vendos t’i shkaktojë akoma më shumë dhimbje Sezarit, duke këmbëngulur për t’i marrë spitalin. Sezari i lutet që të mos i marrë të vetmen gjë që i intereson në jetë, pasi ai është i gatshëm t’i japë gjithçka tjetër, veç spitalit. Pilari nis të lëkundet pas kësaj, por Feliksi përfiton nga rasti për ta helmuar më keq, duke i thënë se spitali i takon asaj, në mënyrë që një ditë ai të bëhet president. Kështu, Pilari deklaron se ajo dëshiron spitalin, pasi mendon për të ardhmen e fëmijëve të saj.

Sezari mbetet pa fjalë pas vendimit të gjykatësit për ndarje 50% të spitalit. Pilari ndihet pak keq para Sezarit, ndërsa Felik- si ndihet sikur ka kapur qiellin me dorë, pasi tashmë presidenca e spitalit thuajse është në duart e tij.

Sezari humbet edhe

presidencën

Nikoja debaton ashpër me Amarilisin dhe i kërkon asaj të ikë nga shtëpia, pasi puna e saj tashmë ka përfunduar, por ajo me lot në sy, nuk do që të ndahet nga i biri dhe i thotë se dëshiron vetëm të qëndrojë në shtëpi për ta ushqyer atë me gji, pasi bebja ka nevojë për të. Nga ana tjetër, Alina vazhdon të afrohet me Brunon, vetëm e vetëm për ta joshur atë.

Sezari bën një mbledhje me anëtarët e komisionit për të vendosur për presidentin e spitalt, i sigurt se ai do të marrë shumicën e votave. Surpriza më e madhe është vota vendimtare e cila vjen nga Prishila, që në vend që të votojë të vëllain, siç i pati premtuar Sezarit, e lë votën e saj në duart e të birit, Persios. Ky i fundit, i shantazhuar nga Feliksi për lidhjen e tij të dashurisë, është i detyruar t’ia japë votën Feliksit.

Sezari nuk arrin dot ta besojë këtë që po ndodh; përveçse humbi 50 për qind të spitalit, tashmë humbi edhe presidencën dhe do të jetë në duart e Feliksit e do të jetë i detyruar t’u bindet urdhërave të tij. Paloma, për të qetësuar gjakrat, vendos të pranojë vendin e nënpresidentes, në mënyrë që të jetë sa më pranë Feliksit dhe për të qetësuar sadopak të atin.

Në shtëpi, Sezari e lëshon veten para Alinës dhe nis të qajë si fëmijë për atë që ka ndodhur. Ajo përpiqet të qetësojë, por është e kotë, pasi ai e ka mendjen vetëm te spital dhe i thotë se në duart e Feliksit, ai do të jetë në rrezik.

Amarilisi kërcënon Eronin

Brunoja takohet me Nidon dhe pranon që ai të takohet me Paulinën, pasi në fund të fundit është i ati, por ia bën të qartë se po e bën këtë vetëm për hir të Paulinës dhe se ai duhet ta informojë me detaje se ku do të takohen dhe sa do të rrinë me njëri-tjetrin çdo herë që do të jenë bashkë. Ky vendim e qetëson Nidon dhe lumturon Paulinën.

Amarilisi debaton ashpër me Eronin dhe i thotë atij se nëse Nikoja e përzë nga shtëpia, ajo do të marrë me vete fëmijën dhe do të ikë shumë larg. Eroni i kërkon të mendohet mirë para se të veprojë, pasi në fund të fundit, Fabricioja është edhe djali i tij, por ajo ia bën të qartë se nëse asaj do t’i duhet të dalë nga ajo shtëpi, do ta marrë me vete të birin, por më përpara do të tregojë të gjithë të vërtetën për të...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.