Gold Ag: Fama, shpesh, është mallkim!

Intervista - - TELENOVELA -

(Vijon nga faqja 3) keqe për islamin apo muslimanët, ajo gjë do t’u bëjë keq atyre që e flasin, sepse islamin e ka garantuar dhe e mbron Allahu. Ndërsa muslimani, kur e njeh veten, nuk e ka problem për atë që flasin të tjerët.

- Kush është armiku i shqiptarëve sot? - Tradhtarët e kombit. - Cila është pjesa më e neveritshme në lëmin e politikës?

- Hajdutët janë shumë herë politikanë e politikanët janë gati çdo herë hajdutë.

- Je për femrat në poste të rëndësishme në politikë?

- Po, femra duhet të mbrohet dhe duhet t’i jepet fjala për të kërkuar të drejtat e veta.

- Çfarë të bën nostalgjik? - Presheva. - Bën pjesë te njerëzit që u pëlqen vetmia apo që nuk e durojnë dot atë?

- Vetmia më pëlqen vetëm në disa raste, jo shpesh.

- Nëse do të doje të ktheheshe te të 20- at e tua...

- Do të isha po i njëjtë, vetëm se 9 vite më i vogël.

- Pse themi se islami është feja që e respekton më shumë femrën kur në Kuran shkruhet se femra mund të rrihet nga mashkulli nëse nuk bindet?

- Ndoshta për këtë do të jepte një përgjigje më të saktë ndonjë hoxhë i mirë, si për shembull te ju në Tiranë, Ahmed Kalaja.

- Pse thuhet se dëshmia e një gruaje vlen sa gjysma e dëshmisë së një burri?

- Vlen e njëjta përgjigje që dhashë më lart.

- Do të martoheshe me 4 gra?

- Njëherë me një e për 3 të tjera nuk them pa i pas.

- Do të martoheshe me një vajzë që të pëlqen shumë, por që nuk është e virgjër?

- Nëse është penduar sinqerisht tek Allahu, po, se edhe ajo është vajzë dhe motër e dikujt e nesër nëna dhe gruaja e dikujt.

- Si thotë Ariani “Të dua”? - Vetëm shqip. - E humb njeriu veten në një realitet si ai i shoubizit?

- Shoubizi të humb nëse nuk di të jesh i matur me famën, se fama shumë herë është mallkim për njeriun dhe besa, një sprovë e madhe.

- Nëse vargjet e tua do të ishin grushta, kujt do t’i drejtoheshin ato?

- Tradhtarëve të kombit shqiptar.

- E nëse do të ishin puthje, kujt?

- Të gjithë atyre që e duan Shqipërinë etnike.

- Ti thua “jam i vetmi reper që më vijnë në koncerte pleq me mustaqe dhe me plisa”… Ndonjë episod të bukur që vlen të shkëpusim gjatë koncerteve?

- Ka raste të shumta... Një e di, se Arian nuk bën më nëna në këtë drejtim e unë lutem që këshillat e mia të vazhdojnë brez pas brezi.

- Cilat kanë qenë ditët e tua më të këqija?

- Gjatë kohës së luftës ‘98-‘99.

- Ke ndonjë konflikt të hapur tani që flasim? - Jo. - Cili është projekti yt i radhës? Pritet ndonjë këngë tjetër që të përbëjë shkelje të kodit penal, siç ishte “Shqiptar”?

- Kënga nuk shkel asnjë kod, edhe po t’më vrasin, gojën nuk do të ma mbyllin. Priten këngë të shumta në këtë muaj.

- Çfarë e bën unik një shqiptar? - Lashtësia. - Çfarë të sjell gëzim në shpirt? - Namazi. - Ajo që di të bësh më mirë në jetë?

- Dashuria për njerëzit e varfër.

- Thirrja e kujt do të të bënte të dilje në mesnatë nga shtëpia?

- E secilit që e dua me zemër.

- Çfarë është dhembje e çfarë dashuri për ty?

- Dhembje është diçka që e dua shumë e dashuri, diçka që më dhemb shumë nëse nuk e kam.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.