Kujdesngabartoliniti!

Intervista - - SHENDET -

E dini çfarë janë gjëndrat e Bartolinit? Këto dy gjëndra të vogla ndodhen në të dyja anët e vaginës dhe shërbejnë kryesisht për lubrifikimin e saj gjatë marrëdhënieve seksuale. Meqë ndodhen në pjesën e jashtme të vaginës, ato mund të infektohen nga mikrobet dhe në këtë rast, bëhet fjalë për bartolinit. Cilat janë simptomat kryesore të këtij infeksioni gjinekologjik? Si trajtohet ai?

Lexoni më poshtë... - Cilat janë simptomat kryesore të bartolinitit? - Ky lloj infeksioni prek afro 2% të grave dhe shfaqet me simptomat e mëposhtme: Dhimbje në buzët e vogla gjatë ecjes, dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, enjtje të gjëndrave, skuqje, ndjesi nxehtësie, temperaturë mesatare, lodhje dhe sekrecione të lehta vaginale. - Si bëhet diagnostikimi? - Nëse ju keni simptomat e mësipërme, duhet të shkoni medoemos te gjinekologu për të konfirmuar diagnostikimin dhe, mbi të gjitha, për të përcaktuar mikrobin përgjegjës për infeksionin. Mund të bëhet fjalë për stafilokok, streptokok, esherishia koli, ose mikrobe të zorrëve. Doktori duhet të vërtetojë që infeksioni nuk është shkaktuar nga një gonokok, gjë që do të kërkonte më tej për infeksione të transmetueshme seksualisht. - Cili është trajtimi për bartolinitin? - Bazuar në analizën bakterologjike, gjinekologu do të japë edhe trajtimin. Ai varet edhe nga stadi i infeksionit dhe nga natyra e mikrobit përgjegjës. Zakonisht, jepen antibiotikë, por në rastet më të përparuara, mjeku mund të bëjë një drenazhim të kavitetit të gjëndrës për të evituar një rikthim të sëmundjes. Ndër komplikacionet e saj janë qelbëzimi i gjëndrës, apo kisti i saj. Ky i fundit shkakton një bllokim të gjëndrës e zmadhim të saj dhe në rastet më problematike, mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale. Nganjëherë këshillohet të bëhet edhe biopsia, për të eliminuar mundësinë e një tumori në këtë zonë. Mundësia e kisteve rritet me moshën, menopauzën dhe me sasinë e lindjeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.