Të provosh orgazmën... pa bërë seks!

Intervista - - INTIMITET -

Kemi shkruar për historinë e orgazmës dhe pozicionet seksuale që e lehtësojnë arritjen e saj, por edhe për grupet në të cilat ndaheshin gratë. Ajo që nuk kemi shkruar deri më sot është se si mund të arrihet orgazma pa bërë seks. Ja, cilat janë 4 prej këtyre mënyrave:

1. Teshtima

Sipas revistës “Live Science”, ashtu si orgazma, edhe teshtima shkakton çlirimin e endorfinave. Gjithashtu, hunda bën pjesë në zonat më erogjene të njeriut. Këtu, mund të mos dilet në përfundimin se kënaqësia është e njëjtë, por ka shumë ngjashmëri. Përveç kësaj, ekziston edhe një mit që thotë se 7 teshtima rresht të sjellin orgazmën. Kjo nuk mund të jetë e rastësishme!

2. Gjetja e një oferte

shumë të mirë

Studiues të universitetit të Miçiganit dolën në përfundimin se nëse arrin të gjesh një ofertë të shkëlqy- er, mund të provosh një kënaqësi të njëjtë me atë të orgazmës.

3. Gjumi

Kur jeni në fazën REM të gjumit, shtohet presioni i gjakut në vaginë dhe në muskujt e legenit. Paralelisht, mendja juaj është pothuajse e fikur dhe kjo të bën të arrish në orgazmë. Në ndryshim nga burrat, gratë mund ta arrijnë orgazmën pa e prekur veten dhe pa parë ëndrra erotike.

4. Fizkultura

Fizkultura intensive mund të të çojë në orgazmë. Kjo mund të arrihet sidomos me ushtrimet e barkut dhe me pompa, kur ato përsëriten shumë herë. Këtë e kanë deklaruar afro 40% e grave që morën pjesë në një studim, ndërsa 20% e tyre deklaruan se e kishin arritur këtë duke bërë joga. Ishin më të pakta gratë që e kishin arritur orgazmën me ngritje peshash, me biçikletë, apo me not.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.