Meteoriti vret një shofer autobusi në Indi

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

1. Teoria më popullore për origjinën e ditës së Shën Valentinit është se perandori romak Klaudius II nuk donte që burrat të martoheshin gjatë kohës së luftës. Peshkopi Valentin e kundërshtoi këtë dhe i martonte njerëzit fshehurazi. Për këtë arsye, atë e burgosën dhe e ekzekutuan. Ndërkohë që ishte në burg, ai i shkroi një letër vajzës së rojtarit të burgut, duke e nënshkruar me fjalët “nga Valentini yt”.

2. Në epokën viktoriane (fundi i shekullit XIX) konsiderohej si ogur i keq të nënshkruaje një letër të Shën Valentinit.

3. Sipas statistikave, afro 3% e atyre që kanë kafshë shtëpiake u japin dhurata për Shën Valentin kafshëve të tyre.

4. Çdo vit shkëmbehen afro 1 miliardë letra dhe kartolina për Shën Valentin. Kjo e bën këtë festë të zërë vendin e dytë për nga dërgimi i letrave.

5. Nëse jeni beqarë, mos u dëshpëroni! Ju mund të festoni Ditën e Ndërgjegjësimit të Beqarëve ( Singles Avvareness Day (SAD)). Kjo festë është një lloj ngushëllimi për beqarët që nuk festojnë dot Ditën e Shën Valentinit.

6. Në Finlandë, Shën Valentini quhet Ystävänpäivä, që përkthehet “Dita e miqësisë”. Kjo festë është më shumë për të kujtuar miqtë, sesa të dashurit e zemrës.

7. Shumë vetë besojnë se simboli X u bë sinonim i puthjes në Mesjetë. Njerëzit që nuk mund të shkruanin emrat e tyre, nënshkruanin përballë një dëshmitari me një X. Më pas kjo shkronjë puthej, për të treguar sinqeritetin e tyre.

8. Në Mesjetë, në ditën e Shën Valentinit, vajzat hanin ushqime të çuditshme që të ëndërronin burrin e ardhshëm.

9. Në Mesjetë, djemtë dhe vajzat e reja zgjidhnin një letër me një emër nga një tas i madh, për të parë se cili do të ishte Valentini i tyre. Ata e ngjisnin këtë letër në mëngë dhe e mbanin aty për një javë, që ta shihnin të gjithë. Këtu e

Një shofer autobusi është vrarë dhe tre njerëz të tjerë janë plagosur nga një meteorit në Indi. Nëse konfirmohet rënia e këtij meteoriti, kjo do të ishte vdekja e parë nga mbeturinat që bien nga qielli në afro 200 vjet!

Shpërthimi i ndodhur në fakultetin e inxhinierisë, në juglindje të shtetit indian të Tamil Nadusë, ka lënë një krater të vogël dhe ka thyer xhamat e dritareve. Kryeministrja e shtetit, Jayalalithaa Jayaram, tha se meteoriti ra brenda oborrit të universitetit. Një person pësoi dëmtime serioze dhe vdiq gjatë rrugës për në spital. Familjes së viktimës i është dhënë një shpërblim 1300 euro. Shoferi i autobusit po rrinte në një vend me bar afër mensës së universitetit kur u godit, ndërsa u plagosën edhe dy kopshtarë dhe një student. Në skenë u gjend një gur blu i errët, që ngjante me një diamant. Zyrtarët e qeverisë në fillim menduan se ishte një shpërthim i shkaktuar nga disa mbeturina eksplozivësh që ishin përdorur për ndërtim, por nuk u gjetën shenja të kësaj. Një zyrtar lokal tha se nuk u gjendën prova të materialit eksploziv, ndaj u mendua se duhet të ishte një meteorit, gjë që nuk është konfirmuar 100%, pasi një ekip i Institutit Indian tëAstrofizikës pritet të vizitojë sitin për të marrë mostrat. Drejtori i shkollës tha: “Ishte një tingull të cilin nuk e kishim dëgjuar më parë. Nuk kishte erë, as zjarr, asgjë”.

Vdekja e fundit nga meteoriti ka ndodhur në vitin 1825. Simon Guduin, një ekspert astrofizikan i universitetit të Shefildit, në Angli, tha se vdekjet nga meteoriti janë të rralla, sepse shkëmbinjtë zakonisht digjen kur kalojnë nëpër atmosferën e Tokës, ose bien në oqean dhe në vende të humbura. Në vitin 2013, një meteorit shpërtheu mbi Rusinë qëndrore, duke shkaktuar rënien e një shiu të zjarrtë mbi një zonë të gjerë dhe duke krijuar një valë ajri të fuqishme që theu xhamat e dritareve, dëmtoi ndërtesat dhe plagosi 1200 njerëz.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.