Bateria e celularit do të karikohet një herë në javë

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Jeni mërzitur duke e karikuar baterinë e celularit tuaj çdo ditë? Bateritë e reja mund të kenë nevojë vetëm për një karikim në javë! Kompania teknologjike britanike, Intelligent Energy, ka nënshkruar një kontratë me një prodhues celularësh smartphone për të prodhuar bateri me elektroda, njësoj si ato që përdoren në makinat elektrike, të cilat, sipas saj, zgjasin kohën e punës së baterisë deri në një javë, pa pasur nevojë për karikim. Teknologjia funksionon duke kombinuar hidrogjenin me oksigjenin për të prodhuar energji elektrike, ku si produkte do të jenë vetëm nxehtësia dhe uji. Përveçse ekologjike, këto bateri do të jenë edhe shumë efikase.

Kompania nuk e ka treguar ende emrin e prodhuesit të smartphone-it me të cilin do të bashkëpunojë, thjesht duke e përshkruar atë si një “prodhues të ri”, por disa ekspertë thonë se mund të jetë Apple. Ishte folur se të dyja kompanitë do të punonin së bashku në vitin 2014. Apple gjithashtu po përpiqet të krijojë një tip të tillë baterish për të zëvendësuar bateritë e vjetra me jone litiumi që ndodhen në laptopët e saj dhe ka përmendur faktin se teknologjia rinovuese mund të përdoret në celularët dhe në orët e saj. Intelligent Energy ka krijuar një smartphone prototip me një bateri të tillë dhe shpreson se ajo do të gjejë përdorim të gjerë. “Ne shpresojmë se teknologjia e re do të sjellë një zgjidhje për dilemën aktuale të jetëgjatësisë së baterisë”, tha zëdhënësi i shoqërisë, Xhulian Hjus. “Ndërkohë që konsumatorët kërkojnë gjithnjë e më shumë prej telefonave të tyre, rinovimi i baterive nuk ka ecur me të njëjtin ritëm. Ajo që ne ofrojmë është një zgjidhje e pastër, efikase dhe kjo do të thotë se përdoruesit do të jenë me të vërtetë të lirë të lëvizin si të duan”. Ekzistojnë tashmë bateritë e jashtme që përdorin teknologjinë e baterive me elektroda, por këto janë të shtrenjta dhe zënë shumë vend. Intelligent Energy kohët e fundit fitoi çmimin Edison për karikuesin e vogël të jashtëm, të quajtur Upp, që është në thelb një version më i madh i prototipit të baterisë me elektroda të firmës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.