Tavë me patate

Inës kuzh ii Kënd

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Përbërësit -1 kg patate - 10 feta proshutë pa dhjamë - 3 qepë - mustardë e fortë -½ filxhani me pana - 75 gramë djathë kaçkavall i grirë - ½ gotë me qumësht - kripë, piper, majdanoz Përgatitja Ziejini patatet në një tenxhere me ujë, por jo aq shumë sa të shpërbëhen. Qëroni e grini qepët dhe kavërdisini në një tigan me pak vaj ulliri, derisa të rreshken mirë. Priteni proshutën në kube të vogla dhe lyejeni me mustardë. Përzieni panën me djathin kaçkavall. Qëroni patatet dhe pritini në feta. Vëreni furrën të ngrohet në 220 gradë. Lyeni një tepsi me vaj apo gjalpë dhe radhisni një radhë me feta patatesh, mbulojeni këtë me gjysmën e përzierjes së proshutës dhe me gjysmën e qepëve. Hidhini kripë e piper. Shtroni një pjesë tjetër patatesh, qepësh e proshute dhe hidhini përsëri kripë e piper. Përfundojeni tavën me një shtresë përfundimtare patatesh, mbulojeni me përzierjen panadjathë kaçkavall dhe hidhni sipër qumështin. Hidhni sipër kripë, piper e majdanoz dhe vëreni në furrë për 20-30 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.