Maskarai, e kërkoi vetë të keqen që i bëra!

Intervista - - MËKATE -

(Vijon nga numri i kaluar)

Kështu pra, vetëm për hir të nënës e të fëmijëve të vëllait, unë dëgjoja e haja veten me dhëmbë kur maskarai grek gati sa s’m’i nxirrte sytë me kthetrat e tij. Njeri më të ndyrë s’kam takuar në jetë, po edhe më ngushtë nuk e kisha parë veten. Kështu, duroja. Po edhe durimi e ka një kufi dhe erdhi një ditë kur unë jo isha deri në grykë, por po derdhesha. Kisha dy ditë që telefonoja në Shqipëri dhe telefoni i tyre më dilte i mbyllur. Më dilte tym nga koka dhe nuk dija ç’të bëja. Ku s’më shkonte mendja, sa te nëna plakë, sa te vëllai i sëmurë apo te fëmijët e tij... s’dija ku ta mbaja mendjen më përpara dhe s’dija ç’të bëja. Për fatin tim të keq, kurrë s’i kam ruajtur marrëdhëniet me miq e farefis dhe nuk kisha asnjë kontakt tjetër ku të interesohesha.

Pikërisht atë ditë, në kuzhinë gjeta një rrëmujë të vërtetë. Shihja njerëz të inatosur që hynin e dilnin, po hiç nuk po ftillohesha se çfarë po ndodhte, deri kur ky kuzhinier maskarai erdhi dhe nisi të më bërtiste majë kokës e nuk po shqitej prej aty. Siç ju thashë, isha mësuar të mos u kushtoja shumë rëndësis atyre që thoshte se kështu ruaja nervat e mia dhe vetëm në një moment ngrita kokën për të kuptuar se ç’kishte ai që nuk ikte nga aty. Kur e pashë, bëra një hap mbrapa se më trembi fytyra e tij e skuqur nga nervat. Dukej sikur po i dilnin sytë vendit. Pashë që pas tij qëndronte pronari, ai ndryshe nga ky, i nxirë fare... mezi arrita të kuptoja për çfarë bëhej fjalë.

Atë ditë na paskëshin humbur ca para në arkën e restorantit dhe ky maskarai bënte be e rrufe se më kishte parë mua atje “duke u argalisur me arkëtaren”... Se ç’lidhje kisha unë me arkën, kur rrija gjithë ditën në kuzhinë, vetëm ai e dinte! Xhanëm, unë prej atij e prisja, por më habiti më shumë pronari, që më shikonte me një inat të paparë. E mori e mira, emigranti emigrant ngelet! Ne e hamë shpesh për të tilla gjëra kur jemi në emigracion se, sido që të jetë e sado vend t’i bëjmë vetes, një akuzë të bjerë mbi ne, na shohin me sy tjetër. Me sa dija unë, arkëtarja ishte dashnorja e shefit dhe me një gur, ky maskarai po vriste dy zogj; edhe më akuzonte si hajdut, edhe e bënte shefin xheloz për mua. Arrita ta ruaja qetësinë pa folur deri në momentin kur ky më shau rëndë, duke përdorur edhe fjalën “shqiptar” mes sharjesh. Atëhere s’e përmbajta veten më, por thikën që kisha në dorë duke prerë qepët, ia vura në fyt. As vetë nuk e di se si arrita ta frenoja veten për të mos ia prerë gurmazin, por sytë e tij që deri në atë moment sa s‘po dilnin vendit nga nervat, tani ishin bërë ping-pong nga frika. Çfarë kënaqësie kam ndier kur e kam parë aty, vetëm unë e di, por në të qindtat e sekondës dëgjova zërin e një gruaje që kishim ndihmëse aty, Harulës, që më tha vetëm dy fjalë me zë të ulët: “mendo për nënën tënde”.

Fjalët e saj sikur më ngrinë në vend. Ajo ishte një nënë me halle e shkreta, që unë e ndihmoja sa të mundesha dhe që herë pas here i hapesha, si ta kisha nënën time. Dhe ajo, si nënë më foli, duke më frenuar atë ditë që do të kisha bërë një krim për të cilin do të isha penduar jo se ai nuk e meritonte, por sepse nuk e meritonte nëna ime të vuante për mua që do të kalbesha në burgjet e Greqisë apo më keq akoma... Harula më erdhi afër dhe më zuri dorën në të cilën ia mbaja thikën në fyt maskarait. Ajo ma shtrëngoi dorën dhe ma përsëriti prapë se nuk duhet ta bëja këtë për nënën time. “Ma jep mua thikën, o bir”, më tha dhe unë kështu bëra. Kështu, maskarai mori fletë prapë, por tashmë bashkë me pronarin, ata çfarë s’më thanë dhe ky i fundit më pushoi nga puna. Nuk thashë asnjë fjalë dhe ika, por për mua asgjë nuk kishte mbaruar aty.

Në mbrëmje, prita jashtë restorantit deri kur kuzhinieri doli nga puna. Atë, që si duket ma kishte frikën, atë natë erdhën e morën ca miq të tijtë, por unë nuk e prisha terezinë, deri natën kur e pashë të dilte vetëm nga restoranti, për të shkuar në një tavernë ku bëhej xurxull zakonisht. Pa hyrë ende atje, që të mos ishte i pirë e që të ma mbante mend mirë fytyrën, e bëra për vdekje. Nuk e di se si nuk më

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.