Sa ishte gjallë, mami nuk u kënaq me ne

Intervista - - MËKATE -

Unë që po ju shkruaj jam një vajzë e cila ka vuajtur shumë në jetë. Vuajtjet e mia filluan që në vogëli, kur më vdiq babai. Ai na la shumë të vegjël mua dhe vëllain tim. Unë atëherë isha 6 vjeçe dhe vëllai 4 vjeç. Mami ishte një grua shumë e re në atë kohë, kur i ra kjo peshë e madhe, që të rriste dy fëmijë e vetme.

Nuk kaloi as një vit dhe prindërit e saj e martuan në qytet. Në fillim nuk na mori ne me vete, nuk e di përse dhe asnjëherë nuk e mësova këtë gjë. Në rrinim me gjyshin, gjyshen dhe dajën. Mami vinte nganjëherë për të na parë, së bashku me burrin që kishte marrë. Isha e vogël e nuk kuptoja asgjë nga këto që po ndodhte. Kur shikoja mamin me një tjetër burrë nuk më vinte keq, më dukej se ishte pjesëtar familjeje. Ai na përqafonte si mua ashtu dhe vëllanë dhe na sillte shumë gjëra të mira për të ngrënë.

Unë isha në klasë të parë atëherë, se mamaja më kishte futur një vit me vonesë, për shkak të vdekjes së babait. Deri në klasë të katërt, unë qëndrova në fshat. Vitin e parë mamaja vinte më shpesh, ndërsa pastaj filloi t’i rrallonte vizitat. E pyeta gjy- shen se pse mami nuk vinte më aq shpesh sepse më merrte malli shumë për të dhe ajo më tha: “Eh, po tani është vetë i dytë moj bijë e ka rrezik po të lëvizë rrugave”.

Kur më tha kështu, mendova se ishte vetë i dytë së bashku me atë burrin që kishte marrë, por në verë ajo erdhi dhe në krah kishte një bebe. Na puthi me mall të madh.

- Oh, sa më ka marrë malli për ju! Nuk e di moj nënë si do të bëhet ky halli im? A mund të rri më pa ta. – iu drejtua gjyshes.

- Duro dhe pak bijë! Nuk i dihet çfarë sjell e nesërmja. Ti tani nuk je fare vetëm. Ja, Zoti të dha një engjëll që ta kalosh këtë kohë e cila do të mbarojë shpejt. Ti vetëm qëndro ashtu siç ke qëndruar deri tani.

Pashë në sytë e mamit tim shumë lot, por kur hodhi shikimin mbi foshnjën që kishte sjellë me vete, fshiu lotët dhe u duk më ndryshe.

- Merre në krahë, zemër - m’u drejtua mua.

Unë e mora në krahë dhe pashë se bebja më shihte e buzëqeshte. Edhe unë i buzëqesha.

- Është djalë... (Vijon numrin e ardhshëm)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.