Veç nesh, askush

Intervista - - POSTA -

Ndodh mes shiut që të mos lagesh Mes diellit të verës të mos digjesh aspak Ka njerëz të afërt që duart s’i prekin Ka edhe të largët që enden në gjak... Kjo jetë kujtime sjell gjithmonë Fytyra shumë, gjeste dhe emra Sa njerëz fshimë nga jeta jonë Nga jeta po, por jo nga zemra! Mendimet vijnë në turmë të çrregullt... Sa ngjajnë me shiun që bie jashtë. Mbi xham një zemër vizatuar Dhe murit ora që mbeti gjashtë... E brenda zemrës një emër shkruar Dy sy përlotur... nostalgji Ky shi nuk paska të pushuar Dhe ora gjashtë që ike Ti! Një jetë s’mjafton për të t’harruar Ty nuk të prek as diell, as shi, Sepse aty ku je strehuar Veç ne të dysh askush s’e di!

Bledi Ylli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.