PYESNI NJËRI- TJETRIN Pyetjet e reja...

Intervista - - PYETJE -

- A jeni pro apo kundër mbajtjeve të armëve për vetëmbrojtje në Shqipëri? Anisa.

- Si ka mundësi që shqiptarët bëjnë shumë përpara kur ikin jashtë Shqipërisë? E kam fjalen për artistët dhe ata që studiojnë... Arturi.

PYETJE QË ENDE PRESIN PËRGJIGJE...

- A është e drejtë të mbahen akoma simbolet e komunizmit, siç është bunkeri? Davidi.

- Besoj që çdo kohë duhet respektuar, nuk duhet të harrojmë kurrë se si kanë jetuar prindërit tanë, vetëm kur vlerëson vuajtjen, vetëm atëherë mund të kesh respekt për të ardhmen. Rinia duhet ta dijë në çfarë kushtesh jetese kanë kaluar të parët tanë; edhe pse s’kishim luftë, jetonin shumë shumë keq. Kur harron, dijeni që nuk respekton. Berti.

- Mosha ime s’ka nevojë të mbajë simbolet e komunizmit, sepse nuk kemi jetuar dhe aq mirë që të na vijnë në mënd ato kohëra. Duhet të zhdukim nga faqja e dheut të gjitha ato gjëra që na sjellin kujtime të vështira. Tashmë jet aka ecur goxha dhe s’është e nevojshme të na i shohin sytë tanë vuajtjet që kemi kaluar. Agroni.

- I dashuri im është i martuar dhe gruaja e tij e ka marrë vesh për lidhjen tonë. Të ndahem prej tij? Ani

- Mendoj se duhet të shikosh jetën tënde, moj vajzë, pse duhet të jesh një e dytë në jetën e dikujt tjetër? Nuk të vjen keq për veten tënde? Shiko ndonjë beqar dhe mos u merr me burrat e martuar. Nila.

- Çfarë mendoni për një shok të ngushtë (që e sheh si vëlla) të cilit edhe pse i thua që ke të dashur, bën të pamundur që të ta prishë marrëdhënien? Sara.

- Ky shoku i ngushtë, me siguri të dashuron e të do per vete, ndaj t’i prish lidhjet e tjera, nuk ka asnjë shpjegim tjeter. Ti ia ke ndaluar të ta shprehë atë që ndien duke ngulur kembe se e do dhe e konsideron vetëm si vella. Ndoshta do te perfundosh me të, ju femrat jeni te paparashikueshme. Durim Sosuri.

- Na tregoni një herë çfarë është Shën Valentini për ju? E festoni apo jo? Nëse nuk merrni dhuratë nga i dashuri, do të ndiheshit keq? Lozonjarja.

- Ashtu si gjithë datat e tjera të shenuara edhe Shën Valentini për mua është një datë dhe një ditë më shume për t’u festuar, për t’u afruar edhe më shumë me njeriun e zemres e për t’ia kaluar bukur dhe këndshëm. Besoj se ky është edhe qëllimi i datave e ditëve festive. Më merr me vete atmosfera dhe e festoj, sigurisht, por nuk do të ndihesha keq edhe nëse nuk do të merrja dhuratë. Dhurata më e mire eshte dashuria pa kushte e pa interes që fal për tjetrin. Nëse je e sigurt se të do me zemër e me gjithë shpirt, të tjerat nuk kanë fare rëndesi. Durim Sosuri

- Për mendimin tim, Shën Valentini është një festë vetëm për tregtarët, sepse vetëm ata kanë fitime. Njeriu që është i dashuruar ka festë në çdo moment dhe s’është nevoja të presë Shën Valentinin. Ndihen keq vetëm ato femra që i japin shumë vëmendje kësaj dite dhe nuk shikojnë jetën që ikën. Arturi.

- Si ju duket rritja e biletave dhe aboneve? Kjo ishte si qershia mbi tortë. Gjithë bota i ka të lira linjat urbane, neve uji tu u shterrë e njerëzit tu u mbyt në të. Dhe thonë pastaj pse ndodhin vetëvrasje këtu kaq shumë... Irma.

- Edhe mua rritja e çmimit të biletave më duket i padrejtë. Çmimi edhe mund te jete real, por duhet patur parasysh se me urban udhëtojne më së shumti njerëz te shtresave te ulëta se ata që kanë janë te gjithë me makina. Vetëvrasje ka pasur, ka e do te ketë në çdo kohë. Shoqeria jonë është në depresion, rrjedhimisht, edhe njerëzit qe jetojne brenda saj nuk mund të jenë ndryshe. Terapia as që ka filluar, do vuajme edhe shumë gjate, kurajo!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.