A përfitoj invaliditet në të dyja vendet?

Intervista - - PYETJE -

- Jam V. Prenga emigrant në Itali, i datëlindjes 1968. Kam punuar në një shtypshkronjë i ekspozuar nga zhurmat dhe kam humbur shumë nga dëgjimi. Tani kam kaluar në një sektor tjetër, por ndiej shumë vështirësi në dëgjim. Desha të informohem, a mund të dal invalid në Itali ? Cilat janë kushtet dhe ç’duhet të bëj? Po në Shqipëri, a përfitoj invaliditet se kam 10 vite punë me sigurime shoqërore? - I nderuar letërshkrues, bazuar n ë legjislacionin italian, pensioni i invaliditetit është një e ardhur ekono mike për t’u ardhur në ndihmë punonjësve të siguruar, të cilat kanë një reduktim të kapacitetit të aftësive fizike apo mendore për shkak të një sëmundjeje fizike apo mendore të paktën sa një e treta e tyre.

- Pension invaliditeti të pjesshëm përfitojnë punonjësit e punësuar apo të vetëpunësuar me aftësi të kufizuar që kanë humbur pjesërisht aftësinë e tyre për punë, regjistruar në Sigurimin e Detyrueshëm të Përgjithshëm.

- Pension invaliditeti të plotë përfitojnë ata punonjës të siguruar kur rezultojnë me paaftësi të përhershme për të kryer ndonjë punë për shkak të një sëmundjeje apo defekti fizike ose mendor (humbja e mbi 74 % të aftësisë për punë);

Për përfitimin e pensionit të invaliditetit kërkohen:

- Së paku 260 javë (pesë vjet kontribute dhe sigurime) nga të cilat 156 (tre vitet e kontributit dhe sigurimit) duhet të jenë në pesë vitet që i paraprijnë datës së paraqitjes së aplikimit. Kërkesa mund të paraqitet vetëm elektronikisht përmes kanaleve të mëposhtme:

- Ueb : përmes portalit të Institutit, vvvvvv.inps.it.

- Telefon: duke kontaktuar me qendrën e integruar në numrin 803.164

- Patronatet dhe të gjithë ndërmjetësit e Institutit: duke përfituar nga shërbimet online të ofruara.

Pensioni i invaliditetit paguhet nga dita e parë e muajit që pason muajin e aplikimit, nëse të gjitha kërkesat janë plotësuar. Pensioni mund të jetë subjekt i rishikimit në vartësi të ndryshimit të kushteve fizike. Ai është kompatibël me aktivitetin e punës dhe është i vlefshëm për tre vjet.

Kur arrin moshën e daljes në pension dhe me plotësimin e të gjitha kushteve, ky pension konvertohet automatikisht në pension pleqërie. Në këto kushte, në rast se ju keni një vjetërsi kontributive mbi 5 vite (260 javë) nga të cilat 3 vite (156 javë) para fillimit të aplikimit, duhet të aplikoni për t’u komisionuar pranë komisionit mjekësor, për të përcaktuar shkallën e humbjes së dëgjimit. Në rast se dëgjimi ka humbur në shkallën 74 për qind e lart, do të klasifikoheni si përfitues i pensionit të invaliditetit. Përsa i përket pensionit në Shqipëri, bazuar në Ligjin 104/2014 bazuar në nenin 22 të këtij ligji dhe në nenin 36 të ligjit nr.7703 datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, theksohet:

1. Personi që bëhet i paaftë, merr pension invaliditeti kur ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit dhe për çdo arsye, veç aksidentit në punë ose sëmundjes profesionale. Ai e merr këtë pension kur bëhet i paaftë: a) për çdo veprimtari ekonomike; b) kur ka gjymtime të forta dhe dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin). Invaliditeti caktohet nga komisioni mjekësor i caktimit të aftësisë për punë (KMCAP). Në vendimin e tij shënohen shkaqet e invaliditetit, koha e fillimit të tij, si dhe shkalla e humbjes së aftësisë në punë. Kundër vendimit të KMCAP-it të rrethit personi mund të ankohet në KMCAP-in epror pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, vendimi i të cilit përsa i përket caktimit të aftësisë për punë është i formës së prerë.

2. Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç. Në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës, ai duhet të ketë së paku 12 muaj sigurim shoqëror. 1. Shuma e pensionit të invaliditetit të plotë llogaritet në të njëjtën mënyrë si pensioni i pleqërisë. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se 75% e pagës minimale neto në shkallë vendi.

- Duhet të keni parasysh se një nga kushtet që ju nuk kam bindjen se e plotësoni, është se në pesë vitet e fundit para lindjes së invaliditetit duhet të keni një vit me sigurime shoqërore në Shqipëri, ndërsa ju jeni rezident në Itali.

Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.