A janë mbyllur aplikimet për nënshtetësinë?

Intervista - - PYETJE -

- Kam një pyetje përsa i përket aplikimit të marrjes së nënshtetësisë në Greqi. A lënë më takime për sivjet, apo është mbyllur? I përkas brezit të dytë. Faleminderit.

- I nderuar lexues, qendrat e aplikimit të marrjes së nënshtetësisë për brezin e dytë të emigrantëve nuk lënë më takim për aplikim, që do të thotë se të gjithë ata persona të cilët kanë lënë takim deri më sot për këtë vit ose për vitin tjetër, do të lajmërohen për të kryer aplikimin brenda nëntorit ose dhjetorit.

Të gjithë të tjerët duke nisur nga data 1/ 1/ 2016 do të paraqiten të aplikojnë pa lënë takim. Kuptohet, me vete duhet të keni dosjen tuaj me kërkesat sipas ligjit të kompletuar. Faleminderit.

Fatos Malaj, specialist i çështjeve të emigracionit Athinë, tel.: 00306906230307 dhe 00302104955698:

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.