Kompania e basteve nuk më jep lekët e mia. Si të veproj?

Intervista - - PYETJE -

- Përshëndetje! Jam regjistruar në një kompani bastesh online dhe kam luajtur për një periudhë dy mujore aty. Aktualisht kam në llogarinë time, pra, në atë kompani online, 2.400 euro. Para 2 muajsh më kërkuan t’u dërgoj një foto të pasaportës sime për verifikim. Ua kam dërguar dhe akoma nuk më kanë kthyer përgjigje në lidhje me verifikimin. Unë nuk mund t’i tërheq paratë e mia sepse ata e kanë bllokuar këtë veprim. Emaileve që u dërgoj nuk u përgjigjen. Ju lutem, më jepni një këshillë: Cilit organ ndërkombëtar t’i drejtohem për ta zgjidhur këtë problem? Faleminderit!

- Përshëndetje zotëri! Ju kërkoj ndjesë që nuk i kemi kthyer përgjigje më parë letrës suaj, por kemi patur letra të shumta dhe radha juaj erdhi në numrin e sotëm.

- Me zhvillimin e teknologjisë së informacionit, vitet e fundit, është zhvilluar edhe krimi kibernetik, i cili është një sfidë për shoqërinë e sotme. Përdorimi i teknologjive të reja të informacionit dhe veçanërisht i internetit, ka marrë një rëndësi të veçantë në jetën e përditshme. Ky fenomen prek jo vetëm aktivitetet e një organizmi qoftë ai shtetëror apo privat, i implikuar në sferën e biznesit apo të një aktiviteti jo fitimprurës, por mund te prekë dhe njeriun e thjeshtë në aktivitetin e tij të përditshëm, në sferën e tij private apo profesionale. Si çdo teknologji e re e vënë në dispozicion të një numri të madh përdoruesish, interneti paraqet të mira dhe përfitime, por në të njëjtën kohë, edhe një sërë problemesh.

- Ka shumë individë ose grupe të strukturuara kriminale në Shqipëri dhe jashtë saj, të cilët shfrytëzojnë njohuritë e tyre në teknologjinë e informacionit, duke i përdorur në krijimin e faqeve të internetit të cilat mund të prezantohen si lojëra fati ose kompani shërbimesh që ofrojnë produkte të ndryshme online. Këto grupe mund të ndërhyjnë edhe në llogaritë bankare të klientëve të bankës. Me gjithë këtë përshkrim të shkurtër që bëmë më sipër, kjo nuk do të thotë që kompania e basteve online ku ju keni luajtur mund të jetë e tillë. Në ditët e sotme, shumë shërbime ofrohen nëpërmjet faqeve në internet të cilat janë faqe serioze dhe ofrojnë shërbime cilësore e korrekte.

- Unë ju sugjeroj që të informoheni nëpërmjet vvebit se çfarë adrese ka kjo kompani. Pasi të merrni adresën, duhet të çoni një shkresë zyrtare në adresën e kësaj kompanie lidhur me problemin tuaj. Nëse kompania nuk reagon pas kësaj letre, duhet t’i drejtoheni policisë ose prokurorisë së atij vendi me shkresë zyrtare ku të bëni kallëzim penal lidhur me mashtrimin që ju ka bërë kjo kompani. Pas këtyre veprimeve duhet të padisni kompaninë me objekt: kthim shume. Pasi të merrni informacion për adresën e kompanisë, unë ju këshilloj të kontaktoni me një avokat në vendin ku ndodhet kompania, për të ndjekur të gjitha procedurat ligjore në mënyrë që t’ju kthehet shuma që ju detyrohet kompania. Përgatiti faqen: Valbona Vukulaj

Av. Drn. Alban Duraj Tel. ++355 44 53 25 12 Email: info@durajlavv.com Fcb: Duraj Law Firm; Web: www.durajlaw.com Adresa: Bulevardi “Bajram Curri”, Pall. “Aviacioni i ri”, K. 1, Zyra no.4, Tiranë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.