Më përqafoi i panjohuri

Intervista - - PYETJE -

Makina dhe përleshja

- Kam parë një ëndërr që e kam përjetuar sikur të ishte e vërtetë. Isha me një shoqe në makinë duke biseduar (unë isha shoferja). Papritur, pas nesh, dëgjova krisma pistolete dhe pashë një grumbull njerëzish që po përlesheshin rreth makinës sime. Ndërkohë, shoqja më tha se po më dilte gjak nga krahu, pra, isha plagosur. Unë i thashë: “S’ka problem, por po më vika keq për atë gruan e vjetër jashtë”, e cila dukej se ishte lënduar. Nga sikleti, u zgjova nga gjumi. Çfarë do të thotë? - Të shikosh veten në makinë dhe ndërkohë nuk po ecën, por je në vend-ndalo, do të thotë që ju keni ngecur diku në një pikë të jetës tuaj. Krismat kanë shpjegime të ndryshme, por në këtë rast paraqesin idetë tuaja, që nuk duken shumë të frytshme apo të shëndetshme. Plagosja juaj tregon një lloj dobësie që ju ka pushtuar kohët e fundit, ndiheni e viktimizuar në një situatë të cilën e njihni vetëm ju. Ndoshta kjo ëndërr flet shumë për jetën tuaj personale. Grupet e njerëzve që po përleshen përfaqësojnë trazirat tuaja të brendshme shpirtërore e psikologjike. Keni një lloj konflikti me veten tuaj dhe kjo ju bën të ndiheni si e ngecur në baltë. Gjaku përfaqëson dobësinë tuaj, lodhjen emocionale dhe fizike. Nëna që keni parë tregon që ju e dini shumë mirë se si mund të dilni nga kjo gjendje, por nuk lëvizni as gishtin më të vogël për ta bërë këtë gjë. Atëherë, uroj të lëvizni pak dhe t’i jepni drejtim jetës suaj. Kam parë në ëndërr një djalë duke më thënë ca fjalë të çuditshme. Isha në një kafe dhe ai sikur më kishte aq shumë inat, sa u skuq nga nervat dhe më tha: “do të të godas”. Pastaj unë shkova në banjo dhe ai u vërsul pas meje, donte të më përqafonte dhe filloi të më shtrëngonte shumë. Unë i thoja: “Largohu nga unë, kam të fejuar”, kurse ai më tha: “Ti je kismeti im”. Më panë shumë njerëz duke më përqafuar ai, ndërkohë që unë doja vetëm ta largoja. Çfarë kuptimi ka? - E dashur lexuese, kjo ëndërr tregon që brenda në shpirt ndjeni një lloj boshllëku lidhur me partnerin që keni

- në krah. Ju mund të mos e pranoni, por një ëndërr e tillë tregon që ndjeni mungesën e ngrohtësisë, mbështetjes, mbrojtjes etj. Nuk ndiheni tërësisht plot në marrëdhënien që keni. Keni nevojë për më shumë dashuri e ngrohtësi, ndaj edhe keni parë një ëndërr të tillë. Shpesh mungesat në realitet, realizohen nëpër ëndrra në forma të tilla. Nëse keni vërejtje ndaj partnerit tuaj, bëni mirë t’ia thoni, mos heshtni, ndryshe mund të krijohet një mur ftohjeje i pakapërcyeshem mes jush.

M’u rrëzua djali

- Para disa ditësh pashë në ëndërr djalin tim 3 vjeç i cili u rrëzua nga dritarja e katit të tretë, por unë nuk arrita dot ta tërhiqja dhe më rrëshqiti nga duart. Kur zbrita poshtë, kishte marrë ca plagë të lehta ngjyrë mavi në ballë. Ishte i tronditur dhe i trembur, por nga mendja ishte top. Mora frymë e lehtësuar që ishte në rregull. Ju lutem, më thoni çfarë shpjegimi ka, se jam shumë në ankth... Faleminderit. - E nderuar zonjë, përveç faktit që ju jeni shumë e fiksuar pas djalit tuaj, gjë që nuk

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.