Të marr pompa në këtë moshë?

Intervista - - PYETJE -

- Prej dy vjetësh, qëkur fillova punën në një ambient të mbyllur me shumë pluhur, më kanë filluar problemet me frymëmarrjen. Në atë kohë u bllokova keq fare dhe kisha aq shumë vështirësi në frymëmarrje saqë ndonjëherë më dukej sikur do të më dilte zemra vendit. Për ca kohë mora ca ilaçe dhe më kaloi, por tani kjo vështirësia në frymëmarrje më ka kaluar në krizë paniku, pasi më kap në periudha të caktuara. Më bëhet një si lëmsh në grykë dhe mezi mbushem me frymë. Jam 35 vjeç dhe më kanë thënë të marr pompa, por mua më duket e çuditshme ta bëj këtë në këtë moshë. Si të veproj, ju lutem?

Dr. Mira Xhixha, alergologe: - Nga letra që më shkruani besoj se keni bërë një konsultë te mjeku alergolog përderisa ju kanë rekomanduar të filloni mjekimin me pompa. Besoj se kjo është një alergji e qartë nga alergenet të cilat ndodhen me shumicë në ambientet e mbyllura me pluhura dhe me lagështirë. Alergjia mund të jetë shkaktuar nga pluhurat apo dhe nga mykrat e ndryshme që gjendet në ambientet tona të banimit apo të qëndrimit. Gjithashtu, mund të vijë edhe nga ndonjë pluhur apo kimikat në ajrin që ndodhet në ambientin e punës, pasi nuk më jepni të dhëna në lidhje me ambientin, në punë, shtëpi etj.

- Në qoftë se është në punë, kemi të bëjmë me alergji profesionale që zhvillohet nga pluhurat apo avujt e kimikateve të ndryshme, në varësi të profesionit tuaj. Nëse është kështu, duhet të bëni akoma më shumë kujdes pasi kjo alergji është shumë më e fortë sesa alergjia e parë (pluhurat e shtëpisë apo mykrat). Së dyti, duhet të filloni menjëherë pompat pasi ato janë mjekimet më të lehta që ekzistojnë dhe të vetmet që do të përmirësojnë sëmundjen tuaj. Pompat përdoren edhe te fëmijët nën moshën 1 vjeç, kur ata shfaqin alergji të frymëmarrjes, edhe te gratë shtatzëna kur kanë alergji. Ndaj nuk duhet të keni frikë, pasi nuk janë të dëmshme dhe nuk kanë efekte anësore. Për më shumë, duhet të filloni mjekimin menjëherë dhe në rast se nuk ju kam bindur me këtë që ju sqarova, duhet të pyesni për më shumë mjekun tuaj. Me respekt, doktoresha.

Përgatiti faqen: Valbona VUKULAJ Dr. Petrit Stafa, otorino- laringolog, Poliklinika Qendrore Tiranë Albana Lufi, Dr. e Shkencave Mjekèsore – dermatologe, Klinika Dermatologjike dhe Estetike DermoVita, Rr. Hoxha Tahsim pall. 60.1 kati II, 200 m. mbi sheshin Avni Rustemi. Tel. 0694061001, 0664061001. Dr. Mehmet Rrodhe Patolog (Citolog), Poliklinika Qendrore Tirane, cel. 0682411250. Dr. Edlira Elezaj, Gastrohepatologe: nr. 2, 21 Dhjetori. Dr.Teuta Buxheli, onkologe: Klinika diagnostikuese Med.al, Rr. Reshit Petrela, Kulla 1, Kati 2, Tiranë (100 m.nga stacioni i Trenit, drejt Zogut te zi. Cel. 0682280836

Poliklinika e Specialiteteve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.