Mos e kam nga stomaku?

Intervista - - PYETJE -

- Doktoreshë Valdete, përshëndetje! Kam probleme me stomakun, kam përdorur pantoprazoil dhe omeprazoli, por vazhdoj me të njëjtat shqetësime. Sidomos natën kam shumë probleme, dhimbje në gjoks dhe afër zemrës, saqë kur e prek vendin, më dhemb. Tërë kohën pështyj sekrecione të bardha si shkumë. Kam bërë eko të zemrës dhe më ka dalë mirë. Mos e kam nga stomaku? Çfarë më këshilloni? Dr. Valdete Malaj, gastro- hepatologe: - Shqetësimet që ju keni, mund të jenë të lidhura me stomakun, por ju duhet të bëni fillimisht një eko barku për të përjashtuar ndonjë problem me tëmthin apo mëlçinë. Ju duhet gjithashtu të bëni një gastroskopi për të patur një diagnozë më të saktë pasi dhimbjet e barkut kanë shumë shkaqe. Fakti që nuk jeni qetësuar me pantoprazol, në njëfarë mënyre e përjashton stomakun, prandaj duhet të bëni një vizitë te mjeku specialist për të caktuar një diagnozë të saktë dhe më pas, të merret mjekimi i duhur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.