GOLD AG: FAMA, SHPESH, ESHE MALLKIM!

Intervista - - FAQE 1 -

Çdo këngëtar që do të vinte me një këngë si “Bota kalimtare”, ka vëmendjen tonë, sepse të shpenzojmë disa minuta duke dëgjuar dikë që flet fjalë me vend, është diçka për të cilën kemi gjithmonë kohë. Në një punë si kjo e jona, ka intervista që të duhet t’i bësh sepse “duhet”, siç ka edhe të tjera që ti i bën për kënaqësinë që të jep personazhi me botëkuptimin e tij. Gold Ag ose Ariani është i tillë dhe kjo intervistë është për kënaqësinë tonë e nëse e ndajmë edhe bashkë, akoma më mirë. Ndërkaq, lexoni çfarë ka për të thënë në vazhdim dhe nëse ai nuk është një nga personazhet më “me këmbë në tokë” në shoubiz, atëherë na thoni, kush është?!

Alma Buci: - Arian, në ç’rrethana është shkruar teksti i “Bota kalimtare”?

Gold Ag: - Në aeroplan, gjatë fluturimit PrishtinëZyrih, disa muaj më parë.

- Çfarë është e drejtë dhe çfarë e gabuar në këtë botë kalimtare?

- Të drejtat dhe të gabuarat i bëjnë njerëzit, por shumë herë harrojnë që çdo gjë është kalimtare në këtë botë.

- Në klip shfaqet për herë të parë edhe nëna jote. Cila është këshilla më e vlefshme që ke marrë prej saj?

- Këshillat e saj të shumta më kanë bërë këtë që jam. Shumë herë kam falur gjëra që ndoshta vetë nuk do t’i kisha falur. Ajo është gjëja më e vlefshme në jetën time.

- Si e shikon botën një djalë që në këtë botë ka vetëm nënën pjesë të trungut familjar?

- Si diçka shumë të mirë që mundohem ta bëj të ëmbël me veprat e mia. Zoti i sprovon robërit që i do.

- Sa i kujdesshëm je me muzikën dhe me mesazhet që përcjell? Mendon se ke një mision me këngën?

- Këngët e mia mund të mos kenë asgjë, por mesazhi nuk iu mungon asnjëherë. Ndihem krenar që dëgjuesit e këngës time janë patriotë, falënderues e të përulur para Krijuesit të gjithësisë.

- Ku qëndron Ariani mes këngëve patriotike dhe atyre për dashurinë?

- Edhe patriotizmi në këngët e mia shfaq dashuri të madhe për vendin, ndërsa dashuria si koncept nuk mungon në asnjë këngë timen.

- Je ndoshta këngëtari që ka më shumë bashkëpunime në treg. Të fundit ishin me Gretën dhe më pas me Gretën dhe Enin bashkë, në një kohë mjaft të shkurtër. Pse kaq shumë bashkëpunime?

- Sepse po pëlqehen dhe po i kombinoj më mirë se të tjerët. Do të bashkëpunoj gjithmonë me këngëtarët që ia vlejnë.

- Ka një këngë që ti e do, por që nuk ka marrë vlerësimin e merituar?

- Të gjitha me dëshirë të madhe i lançoj e të gjitha pëlqehen aq sa dëshiroj. Mjafton që aq sa klikohem, aq dëgjohem, edhe pse ka raste kur dëgjohem nga gjeneratat më të moshuara që nuk janë shumë aktivë në rrjetet sociale. E mira e krejt kësaj është që kënga ime është për të gjitha moshat.

- Deri në ç’masë e ke kontrolluar drejtimin që të ka marrë jeta?

- Tani e kam në kontroll shumë të mirë se në moshë të re, rrallë nuk gabon.

- Jeta në thelb është e gjatë apo e shkurtër?

- E shkurtër nëse jetohet mirë, ndërsa e gjatë nëse është e vështirë.

- Njerëzit janë të gjithë të njëjtë apo të gjithë të ndryshëm?

- Po të ishim të njëjtë nuk do të ishte interesante. E mira e krejtve është që as nuk përngjajmë njëri me tjetrin dhe të gjithë kemi gajle të ndryshme. Po të mos ishin të këqinjtë, nuk do të dalloheshin të mirët e po të ishin krejt të mirë, Zoti do të sillte popuj të tjerë që bëjnë gabime dhe pendohen tek Ai.

- Sa mendon se arrin t’i njohësh njerëzit?

- E kam një të metë nganjëherë që u besoj disave me të cilët ndoshta nuk ia vlen as të rrish, por secili e tregon karakterin për mirë apo për keq.

- Kur mendon se del në pah karakteri i vërtetë i njeriut?

- Njeriu është i egër kur ngopet, ndërsa kafsha, kur uritet.

- Pse rrjedhin lotët e një burri?

- Nga shpirti i vrarë dhe nga dashuria e madhe që shndërrohet në dhembje.

- Në një kamera të fshehtë që t’u bë, qëndrimi yt aty ishte për t’u admiruar ndërkohë që kishte nga ata që mendonin se është e sajuar…

- Le ta provojnë me raste të tilla sa herë që të duan. Ai jam edhe kur zgjohem nga gjumi, edhe kur bie në gjumë.

- Çfarë nuk do të pranoje kurrë të thuhej për islamin apo për muslimanët? - Çfarëdo që të thuhet e

(Vijon në faqen 11)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.