M.B.S ISHIM B.O.B, TANI JEMI MONEY BOYS!

Intervista - - FAQE 1 -

Ikemi njohur deri tani me emrin e grupit “B.O.B”, por tani djemtë nga Durrësi vijnë me një emër tjetër, M.B.S, që është shkurtim i Money boys. Bkz, Odc dhe Amilli do të na tregojnë çfarë i shtyu ta ndryshonin emrin e grupit dhe çfarë do të na sjellin pas “Saga”, këngës që bëri shumë jehonë tek adhuruesit e hip-hopit. Duke uruar që emri i ri të jetë një ogur i mirë për ta, besojmë se djemtë do të na befasojnë edhe me muzikë, ashtu siç dinë të bëjnë vetëm ata...

Fabjola Kuburi: - Djema, keni bërë ndryshime jo në grup, por në emër. Pse kështu?

M.B.S (Money Boys): - Në fakt, ky ndryshim ishte një zgjedhje e vështirë për ne, por ishte për të mirën tonë, sepse shpesh publiku ka pasur ankesa dhe ngatërresa për shkak se kishim të njëjtin emër me reperin amerikan BoB. Për të mos patur ngatërresa më të mëdha në të ardhmen, e ndyshuam emrin në M.B.S, që ëshë shkurtim i Money BoyS dhe që ne mendojmë se është një emër që na përcakton mirë.

- Ndërkohë, kënga “Saga” pati një jehonë të veçantë në krijimtarinë tuaj...

- Po, është e vërtetë, “Saga” është një nga këngët më të veçanta, pas së cilës publiku u dashurua shumë shpejt dhe ndihemi shumë mirë kur shikojmë e dëgjojmë komente vlerësuese për këtë këngë; shumë njerëz e gjejnë veten aty. Edhe në Amerikë, është përhapur dhe pëlqyer kjo këngë.

- Pse nuk bëni një “Saga 2”?

- Sepse e para gjithmonë ngelet më e bukura. (Qesh) E kishim menduar ta bënim këtë, por do të kemi plot këngë në të ardhmen me të cilat të luajmë dhe të sjellim gjëra të bukura.

- Do të festoni Shën Valentinin (ditën e të dashuru- arve) apo Shën Faustinin (ditën e beqarëve)?

Bkz: - Unë për momentin akoma s’jam zënë; të shohim më pas. (Qesh)

Odc&Amilli: - Shën Valentinin këtë herë. (Qesh)

- Çfarë është e rëndësishme për ju në muzikën që bëni?

- Ne mundohemi që muzika jonë të jetë e pastër, pa hile, pra, që ta meritojmë çdo koment apo klikim që marrim.

- Cili prej zhanreve të muzikës “ju bën alergji”?

- Nuk kemi alergji nga asnjë lloj muzike! Secila muzikë është e bukur në mënyrën e saj, por mund të themi se muzika që dëgjojmë më pak është tallava dhe të tre të këtij mendimi jemi.

- Çfarë është lumturia absolute për ju?

- Njeriu asnjëherë nuk është i lumtur me ato që ka, por unë mendoj se lumturia më e madhe është familja.

- Çfarë peshe duhet të ketë një femër në krahun tuaj?

- Femra ka pasur, ka dhe do ketë peshë gjithmonë. Ajo luan një rol të rëndësishëm në jetën e mashkullit dhe është pika e tij e dobët! Femra që ke në krah duhet të jetë një femër që të mbështet në atë që do edhe që bën, që është njëqind për qind me ty.

- Çfarë nuk dini ende për muzikën?

- Muzika është si jeta, vdes duke mësuar.

- Çfarë mund t’ju bënte më të suksesshëm nga ç’jeni tani?

- Vetëm puna. Duhet të punojmë më shumë dhe me më shumë përkushtim.

- Në ç’moshë i keni fituar paratë e para dhe për çfarë i keni shpenzuar ato?

Bkz: - Në moshën 12 vjeçare, bleva një piano të vogël.

Odc: - Në moshën 11 vjeçe, bleva bateri (xhezin).

Amilli: - Në moshën 14 vjeçe, me sa më kujtohet, kam blerë një mikrofon, për të bërë prova në shtëpi.

- Jeni më te aftë për të fituar apo për të kursyer para? - Për të fituar. (Qeshin) - Sa kohë kaloni në studio?

Bkz&Odc: - 5- 6 orë, ndonjëherë edhe më shumë, gjithë ditën.

Amilli: - 6 orë po, por nëse do të kisha mundësi, do të rrija gjithë ditën.

- Sa ka kushtuar klipi i fundit që do të nxirrni së shpejti?

- As shumë, as pak ( qeshin) sepse tani kemi hapur edhe studion tonë Money BoyS rec, ku bëjmë këngë edhe xhirojmë klipe.

- Çfarë do t’ju tmerronte një mëngjes, sa të hapnit sytë?

- Ndonjë titull gazete që është shumë larg me të vërtetën dhe që sigurisht, ka të bëjë me ne.

- Kjo do të thotë që lexoni gazeta në mëngjes. Cilat këtu dhe cilat atje?

Bkz: - Gazetën “Intervista” pa diskutim, edhe pse jam në Amerikë. Pastaj, kur kam kohë, lexoj “New York Times”, “NewYork Post”...

Odc: - Gazetën “Intervista”. Të tjerat nuk i lexoj. (Buzëqesh)

Amilli: - Pres të shtunën dhe lexoj vetem gazetën “Intervista”, të jesh e sigurt për këtë...

- Për çfarë ju ka marrë malli të flisni, që nga hera e fundit që ju kemi intervistuar?

- Për të gjitha, pa përjashtim.

- Te cili emision do të kishit shumë dëshirë të ishit të ftuar?

- “Një kafe me Labin” duhet ta pimë, apo jo?! (Qeshin)

- I vini dot nga një pseudonim me tituj këngësh, secilit?

Bkz: - Odc: “Bodies”. Amilli: “Real niggas”.

Odc: - BkzL “Young rich nigga”. Amilli: “Monster”.

Amilli: - Bkz: “So fly”. Odc: “Too rich”. (Qesh)

- Dashuria ka shije të ëmbël, të kripur apo të thartë?

- Ne mendojmë se dashuria i ka të trija shijet, në mos më shumë... (Qeshin)

- Çfarë do të ndryshonte një presidente femër këtu dhe në SHBA?

Bkz&Odc: - E dimë që do të përflitej shumë! Ashtu si atëherë kur u bë Obama president, që thanë se është presidenti i parë me ngjyrë, edhe për një femër e tillë gurgule do të bëhej. Do të ishte habi. Nuk e dimë se çfarë ndryshimesh do të bënte, por dimë që ndoshta femrave do t’u jepte më shumë të drejta, edhe pse këtu në Amerikë nuk i mungon e drejta askujt.

Amilli: - Nuk e di, por besoj se duhet ta provojmë njëherë, ndoshta do t’i bëjë mirë këtij vendi.

- Për çfarë do të ishte me vlerë që meshkujt dhe femrat të bënin një marrëveshje?

- Vetëm që të dyja palët të jenë të barabartë. Si këtu, si atje, as meshkujt, as fem- rat nuk janë njësoj, siç thonë se janë.

- E ka prekur kriza muzikën?

- Mendojmë se jo. Muzikën e dëgjojnë të gjithë, repi ka lëkundje lart e poshtë, por është mirë. (Qesh)

- Si jeni me gjuhët e huaja? Cilën prej tyre e zotëroni mirë?

Bkz& Odc: - E kemi mësuar mirë shqipen, edhe për të lexuar edhe për ta shkruar. (Qeshin) Vetëm ajo është gjuhë e huaj për ne.

Amilli: - Nga gjuhët e huaja, në anglisht jam mirë.

- Një gjest që keni bërë për të treguar krenarinë e shqiptarëve në botë?

- Shqiponja dykrenare te klipi “Saga”.

- Cila është periudha më e bukur e jetës suaj, ajo që do ta kujtoni gjithnjë me nostalgji?

- E cila do të jetë, përveç adoleshencës?!

- Na tregoni diçka që nuk e keni treguar asnjëherë...

- Shumë shpejt, M.B.S. do të vijë me një klip tjetër, por shumë shpejt ama. Ju duam të gjithëve! Jeni më të mirët!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.