BRAZILIANI I SKENDERBEUT, RENATINJO: NEJMARI, NJE NJERI I THJESHTE...

Intervista - - FAQE 1 -

Renato Karlos Martins Junior është emri i tij i vërtetë, por për të gjithë, njihet si Renatinjo. Klubi korçar zyrtarizoi afrimin e sulmuesit 28-vjeçar nga Brazili gjatë kësaj merkatoje. Lojtari është mjaft teknik dhe mund t’i shërbejë shumë Skënderbeut në këtë kampionat. Por, përveç aftësive të mira si futbollist, braziliani ka fituar famën e të gjithëve edhe për shkak të miqësisë që ka me yllin e Barcelonës, Nejmarin. Përveç fotove të publikuara në llogaritë e tij sociale, pak ditë më parë ishte vetë ylli i Barçës që i ktheu përgjigje në Instagram, pas urimit të këtij të fundit për ditëlindjen e tij. Renatinjo ka vetëm pak javë në Shqipëri, por se sa dhe si është përshtatur, ai e tregon nëpërmjet kësaj interviste...

Eraldo Harlicaj: - Përshëndetje Renatinjo! Si ndiheni në Shqipëri?

Renatinjo: – Përshëndetje Eraldo dhe përshënde- tje të gjithë shqiptarëve. Mjaft mirë. Më kanë pritur shumë ngrohtë dhe jam i lum- tur për këtë fakt. Nuk jam përshtatur akoma krejtësisht, por e përgjithshmja është pozitive.

- Ju pëlqen qyteti i Korçës?

- Nuk e kam vizituar akoma krejtësisht, por më pëlqen. Është qytet i vogël, por i bukur.

- Nuk keni pasur miq që t’jua tregonin?

- Jo, nuk ka lidhje, por ne kemi qenë të grumbulluar në Durrës te vendi ku qëndrojmë e që nuk po ia kujtoj dot emrin tani... (Qesh) - Si e shihni ekipin? - Niveli është i lartë dhe ka lojtarë mjaft të mirë në përbërje. Nuk mund të jap një gjykim më tepër, pasi mua më duken të gjithë të mirë.

- I njihni të gjithë lojtarët tashmë?

- Po, pasi u bë një muaj në Shqipëri dhe jam stërvitur me skuadrën.

- Keni luajtur në dy ndeshje. Si është të shijosh aktivizimin?

- Kam luajtur kundër Kukësit dhe Vllaznisë. Ndihem mirë, por natyrisht, dua më shumë minuta në dispozicion për të treguar më të mirën time.

- A keni arritur të krijoni një përshtypje për nivelin e kampionatit tonë?

- Jo, akoma, është herët për ta bërë diçka të tillë, por deri tani më duket me konkurrencë. Skënderbeu kampion, natyrisht. (Qesh)

- E ke mësuar apo ta kanë mësuar këtë frazë? - Jo, jo e mendoj vërtet! - Cilin shihni si sulmuesin më të mirë në ekip?

- Për Salihin më kanë folur shumë mirë dhe e shoh nivelin e tij edhe në stërvitje. Xhejmsi është një lojtar me potencial. Konkurrenca është e madhe, por unë jam këtu për të luftuar për një vend në formacion.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.