CFARE BEJNE BASHKE DHURATA DORA DHE CAPITAL T?

Intervista - - FAQE 1 -

Nuk i kishim parë ndonjëherë bashkë, por ndoshta koncertet e përbashkëta kanë bërë që t’iu lindë ideja e një bashkëpunimi.

Po flasim për Dhurata Dorën dhe për Capital T, të cilët kanë publikuar një foto ku kanë dalë bashkë dhe kaq. Po pse me kaq do ta linim ne? Kjo foto thotë shumë! Kjo foto mund të thotë që ata të dy po tentojnë të kenë bashkë… një bashkëpunim, se vetëm për keq ju shkon mendja juve! Edhe pse ata që të dy janë të rinj, simpatikë, të suksesshëm dhe një lidhje apo flirt mes tyre nuk do të ishte i çuditshëm, dy këngëtarët nuk kanë publikuar ndonjë gjë të tillë. Edhe sikur, të mos gënjejmë veten se do ta publikonin jetën e tyre private sepse dihet që këngëtarët i mbajnë të fshehta këto gjëra. Tani na mbetet të presim ose ndonjë bashkëpunim, ose ndonjë... bashkëpunim, bashkëpunim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.