GBMC: Me muzikën shqiptare po luhet teatër!

Intervista - - AKTUALITET -

“Sonte krejt veni” është kënga më e fundit e publikuar nga GBMC-ja, një realitet i shprehur në vijë melodike, një lloj reflektimi që secili duhet ta bëjë me veten herë pas here. Në këtë mënyrë vjen ai edhe në albumin e tij më të ri me titull “G deri n’dhe”; real, i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë duke u munduar të qëndrojë larg komercializmit që sipas tij, ia humb vlerat një artisti të vërtetë. Karriera e GBMC-së nis para shumë vitesh dhe vazhdon me sukses edhe sot. Ai na tregon se përpos vështirësive, të cilat e kanë rritur dhe pjekur, vazhdon përpara me një vetëbesim të fituar nga talenti i tij. A doni të dini më shumë rreth atij djalit nga Dibra që sot e drejton muzikën e tij nga Londra? Lexoni më poshtë…

Mia Buci: - Genti, “Sonte krejt veni” është titulli i klipit tënd më të fundit, por ky titull më kujton edhe një këngë të vjetër që ka qenë po produksioni yt. Nostalgji për të shkuarën apo strategji për suksesin e këngës?

GBMC: - Nuk ka të bëjë me strategjinë, lindi natyrshëm. Është më tepër një rifreskim i muzikës albourban që ZigZag Rekords nisi në 2008-ën.

- Teksa dëgjon këngën, teksti me baza reale ta tërheq goxha vëmendjen. Ç’më thua ti vetë më shumë?

- Pothuajse të gjitha këngët e mia kanë tekste origjinale, që prekin ndjenjat, që u bëjnë jehonë shpresave, ëndrrave dhe ndjenjave më të thella, me një melodi që tërheq vëmendjen e dëgjuesit dhe ngelet gjatë në kujtesë.

- Cilat janë pritshmëritë e tua për atë që jep në muzikë?

- Nuk pres asgjë tjetër vetëm njohjen nga publiku si një artist me krijimtari origjinale dhe vetëm origjinale.

- Kur thua “G- ja pati fat”, për çfarë e ke fjalën?

- Mendoj se jam një njeri me fat në të gjitha aspektet e jetës.

- Cili është gabimi më i madh që ke bërë deri tani?

- Gabimet janë ato që i rrisin, madje dhe i perfeksionojnë njerëzit. Megjithatë, nuk mbaj mend të kem bërë ndonjë gabim grandioz. (Qesh)

- Një gjë që nuk do të doje që kundërshtarët e tu ta dinin për ty?

- Kur ke kundështarë, çdo gjë e rëndësishme mbahet e fshehtë, por unë mendoj se nuk kam kundërshtarë.

- Si nuk do të doje kurrë të ishe apo të bëheshe?

- Nuk do të doja të isha si pjesa më e madhe e muzikantëve që paguajnë hakerat për të rritur shikimet, duke e ushqyer veten me një famë fallco.

- Je më shumë burrë i fjalës apo i ndjenjës?

- Te një burrë i vërtetë, fjala dhe ndjenja shkrihen me njëra- tjetrën për të dhënë eliksirin më të mirë të mundshëm.

- Çfarë të bën të ndihesh krenar?

- Së pari, ndihem krenar që kam triumfuar ndaj së keqes e cila më është shfaqur në shumë forma, duke filluar nga miqtë të cilët i kam ndihmuar pa kushte dhe më janë kthyer kundër e deri te të qenit shqiptar në Evropë.

- Reperi që e admiron për karrierën që ka patur dhe për mënyrën se si e ka nisur atë?

- Bigu! Mendoj se ishte një nga repistët e parë të vërtetë i cili fliste për gjëra që kishte jetuar dhe i përshkruante si askush tjetër.

- Një emër i mbivlerësuar në hip- hop- in shqiptar?

- Mendoj se Shqipëria është në një udhëkryq kulturor, me qenie që dinë vetëm të imitojnë dhe janë shumë të rrallë origjinalet. Sot kemi të bëjmë më tepër me një muzikë që shihet si mall tregu dhe jo si art.

- Çfarë e dallon një këngëtar hip-hopi nga një tjetër?

- Është pikërisht stili unik që zotëron gjithsecili prej tyre, aftësitë teknike, mprehtësia, origjinaliteti, stili revolucionar dhe i veçantë.

- Nëse do të ishe thjesht Genti, për çfarë do të ishe

(Vijon në faqen 8)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.