Einxhel: Tani s’më çudit më asgjë!

Intervista - - TELEVIZION -

E nisëm këtë bisedë me Einxhelin me mjaft energji, duke folur për muzikën Hip Hop, muzikë që ajo e do dhe që na e servir në emisionin e saj “In Da Hood”. Por biseda ka vazhduar edhe me detaje të tjera, shumë prej të cilave i kemi zbuluar bashkë për ju për herë të parë. Femër e fortë, me karakter dhe me një qëndrim interesant që e karakterizon; elemente këto që çdo mashkull do t’i kërkonte te femra që do të donte të kishte në krah, e bëjnë Einxhelin të jetë në vëmenden e këtyre të fundit gjatë gjithë kohës. Por lexoni çfarë na thotë ajo vetë për dashurinë dhe më tepër…

Mia Buci: - Einxhel, what’s up (Ç’kemi)?

Einxhel: - Hellooo beautiful people (Përshëndetje, njerëz të mrekullueshëm)! Ju uroj të gjithëve sot një ditë të mbarë e të jenë të lumtur të gjithë. Sidomos ata që janë duke lexuar gazetën. (Buzëqesh)

- E di që kjo intervistë po më pëlqen ende pa e filluar? Se, ne do flasim edhe për muzikën që mua më pëlqen, Hip Hop dhe RnB...

- Po që paske gusto ti?! (Buzëqesh) Habitem në fakt kur dëgjoj njerëz që s’e pëlqejnë, pasi kjo është muzika që më shoqëron qëkur zgjohem në mëngjes e deri në orët e vona. Është si një kolonë zanore e jetës sime çdo ditë.

- Ndjesia që të jep ty kjo lloj muzike?

- Pavarësisht teksteve të cilat i fiksoj dhe më kthehen në refren dite, është vetë rry- ma që më tërheq, më jep energji ta nis ditën mbarë dhe e motivuar. Madje edhe kur nuk jam në humor, më bën të kërcej me zor.

- Tashmë, emisioni yt mban emrin “In da Hood”. A ndihesh vërtet si në shtëpinë tënde në këtë emision?

- Përveç formatit në të cilin unë jam shumë rehat, gjithçka përreth më bën të ndihem si në shtëpinë time. Stafi me të cilët punoj dhe ambienti më japin lirshmërinë që besoj se duket qartë edhe në emision.

- Gjëja më interesante që di ti për muzikën HipHop...

- Shumë njerëz e paragjykojnë duke e quajtur muzikë gangsterësh apo thjesht një trend. Në fakt, ajo është një filozofi dhe kulturë më vete. Ka plot për të studiuar mbi të dhe ajo çka e bën më të veçantë është që në tekstet e tyre ti mund të mësosh shumë mbi jetën e artistit apo edhe vuajtjet që i kanë kaluar falë kësaj muzike.

- …dhe vijmë te “People in life”...

- “People in Life” është një rubrikë e shkurtër e konceptuar nga unë si një hapësirë për ato personazhe që nuk janë VIP-a, por që kanë një profil akoma më të rëndësishëm në jetë dhe janë gjithnjë pjesë e pandarë apo e domosdoshme e jetës sonë. Janë ata njerëz që bëjnë me sukses profesionin e tyre dhe ne duam të dimë më shumë rreth kësaj. Sigurisht, edhe unë vij me një profil disi ndryshe; këtu shihet një anë e imja më e pjekur dhe serioze, por ajo që më bën të njëjtë me emisionin tjetër është se gjithçka mbetet reale.

- Kush ta bëri komplimentin e parë sot?

- Gjëja më e bukur është kur ti çdo mëngjes zgjohesh me komplimente nga njerëzit e zemrës. Nuk është diçka e re, por komplimentet e para i mora nëpërmjet komenteve të njerëzve që s’i njoh apo mesazheve që më kishin dërguar. Ma zbukuruan ditën! (Buzëqesh)

- Cila është gënjeshtra e fundit që të ka nxjerrë nga situata?

- Kishte trafik dhe s’kisha bateri të lajmëroja. (Qesh)

- Në jetën e çdo njeriu ka momente të vështira. Ku drejtohesh dhe ku e gjen qetësinë në të tilla momente?

- Zakonisht më pëlqen t’i kaloj vetëm. Gjumi është miku më i mirë ku gjej qetësinë. Kam edhe familjen e miqtë që janë pranë meje në çdo moment, por zakonisht preferoj të mos i ngarkoj me situatat e mia.

- Nëse do t’i vije një epitet jetës tënde momentalisht, ai do të ishte...

- “Fast & Furious”! Çfarë më ndodh tani, s’më ndodh pastaj dhe çdo gjë me një shpejtësi që s’më lë kohë të rimendoj çfarë kalon.

- Ky sukses që ke tani, e kënaq egon tënde profesionale apo nuk është i mjaftueshëm?

- Unë këtë e quaj thjesht fillimin.

- Udhëtimi i fundit që të ka lënë shije të mirë?

- Për shkak të punës u bë shumë kohë që nuk bëj një udhëtim të mirëfilltë, përveç ndonjë fundjave të këndshme me shoqërinë jashtë Tirane.

- Ka persona që përpiqesh t’u qëndrosh larg?

- Ka persona që përpiqem t’i mbaj larg!

- Aktualisht, je në përpjekje për...

- Për të përmirësuar veten!

- Sa e sigurt ndihesh në vetvete?

- Nuk jam perfekte, por e kam pranuar veten me difektet e mia dhe jam mësuar të ndihem mirë me to. Kjo më ka dhënë siguri të madhe te vetja!

- Iu trembesh zhgënji- meve?

- Është gjëja që uroj gjithmonë të mos më ndodhë kur i besoj dikujt, sepse nëse ndodh, mezi e kapërdij.

- Çfarë ka mbetur akoma nën kujdesin e prindërve?

- Ushqimi! Vazhdoj ende t’u përkëdhelem atyre duke u hequr si viktimë, që të më bëjnë diçka të mirë për të ngrënë. (Qesh)

- Çfarë mendon se iu pëlqen meshkujve te ti?

- Ndoshta tipi im, por për këtë besoj se është më mirë të pyesni meshkujt.

- Cilat kanë qenë emocionet më të forta që ke provuar ndonjëherë?

- Mendoj se akoma nuk ka ndodhur diçka që të më japë ato emocionet e forta të paharrueshme. Deri tani kanë qenë emocione të përballueshme.

- Çfarë do të të mërziste në marrëdhënie me të tjerët?

- Shpërfytyrimi tyre! Jo tamam mërzi, më shumë më vjen neveri.

- Mendon se çdo fillim i vështirë e ka edhe një fund të lumtur?

- Mendoj se pa pak vështirësi nuk arrihen gjërat e mira, prandaj ndoshta çdo fillim i lumtur ka pasur funde të vështira zakonisht.

- Cili është personi që i përshtatet më tepër botës tënde?

- Bota ime zor se gjen përshtatshmëri, por diku familja, diku shoqëria, plotësojnë hapësirat vende -vende, në varësi edhe të orareve të ditës, pasi është shumë e vështirë të më përshtatesh 24 orë.

- Një shprehje thotë: “Të jesh femër është art”...

- Ka momente që të qenit femër më duket një gjë e mrekullueshme, ashtu sikurse ka momente që më duket dramë. Mendoj se është njësoj si një vepër arti, që përcjell emocione të ndryshme.

- Çfarë do t’ia ulte vlerat një mashkulli në sytë e tu?

- Mungesa e burrërisë dhe veprimet e ulëta ndaj një femre. Në fakt, një të tillë as nuk do ta quaja mashkull.

- Mendimi që po të shoqëron tani?

- Jam e fokusuar tek intervista. ( Buzëqesh) Nëse njerëzit nuk më kuptojnë, të paktën uroj të mos më keqkuptojnë! Përpiqem të jem sa më e qartë dhe e sinqertë me ta.

- Mendimi që të shoqëron sa herë sheh veten në ekran?

- Jam shumë kritike, gjithmonë e “shaj” veten dhe rrallë më ndodh ta pëlqej, por të paktën “ajo” ka gjthmonë një sens humori që më bën për të qeshur.

- Nesër nisesh me pushime... Si janë pushimet dimërore të Einxhelit?

- Nuk e di saktë në do të nisem nesër pasi me shumë gjasa mund të jem në punë, por kurdo që të nisem, do të jetë për t’u festuar. Janë vërtet

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.