In Da Hood me Einxhelin...

Intervista - - TELEVIZION -

- Nëse kalon në lagjen time, do të ishte e pamundur të mos dëgjoje Hip Hop. Ç’më thua për lagjen tënde?

- Nëse je me mua, patjetër që po dëgjon Hip-Hop.

- Lagjen e cilës legjende të Hip Hop-it do të doje të vizitoje?

- Lagjet e legjendave janë geto, vende me vuajtje dhe varfëri, prandaj them më mirë lagjet ku jetojnë ata tani. (Qesh)

- Ke marrë ndonjëherë pjesë te Miss-i i lagjes?

- Më shumë si prezantuese sesa si konkurrente.

- Cili është thashethemi më i çuditshëm që ke dëgjuar në lagje?

- Tani s’më çudit më asgjë!

- Ke patur ndonjë fiksim në lagje? - Fiksim jo! - Sa lagje ke ndërruar? - Tri. - Cili është kujtimi më i bukur që ruan prej aty?

- Në lagjen ku kam lindur e kam kaluar fëmijërinë, çdo ditë ka qenë e bukur. Kur e kujtoj tani shoh veç ngjyra ylberi, ëmbëlsira e lojëra pafund. (Buzëqesh) të nevojshme tani pak oxhak, një filxhan çokollatë dhe gjumë. Më duken si ëndërr mes gjithë kësaj ngarkese që kam.

- Nëse do të të pyesja a je e dashuruar, çfarë do të më thoje?

- Për momentin po përjetoj një lidhje të largët në distancë... Ai jeton në të ardhmen!

- Unë, për ta nisur ditën me energji, dëgjoj “Changes” të 2 Pac. Po ti?

- Nuk është gjithnjë e njëjta, këngën e mëngjesit e kam në varësi të gjendjes sime. Për momentin e nis ditën me “Zero”, të Kris Braunit. Të motivon goxha, ta këshilloj! (Buzëqesh)

- Diçka që nuk do ta mbash për vete, por do ta ndash me të tjerët? - Lumturinë dhe lekët! - Sa e do veten? Për çfarë e do, mbi të gjitha?

- E dua shumë veten, aq shumë sa ia largoj shumë njerëz që mendoj se nuk e meritojnë atë. Edhe e kam lënduar ndonjëherë duke i lënë afër njerëz që s’kanë ditur ta duan njësoj si unë, por e dua mbi të gjitha sepse gjithmonë e gjen forcën të ngrihet, pavarësisht rënieve...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.