Sara Hoxha, më e dashuruar se kurrë!

Intervista - - FACEBOOK VIP -

“Ti i dhe kuptim jetës sime, ti e ktheve dhimbjen në forcë”. Ou? Sara, ti je? Çfarë deklarate ëëë? Ja, me këtë fjalë ka zgjedhur t’ia shprehë dashurinë Sara Hoxha partnerit të saj “në krim” (nëse dashuria do të ishte krim) Ledion Liços, për Shën Valentin. Një deklaratë e zjarrtë dashurie për Ledionin i cili me sa duket ka në krah një vajzë që e do shumë ose të paktën kështu shprehet. Sigurisht, nëse Sara vazhdon me këto deklarata edhe në ditët në vazhdim, ndoshta shumë shpejt do të kemi dasëm. Me sa duket, vajza e të ndjerit Dritan Hoxha është edhe shumë romantike dhe çfarë duket qartazi, e dashuruar kokë e këmbë me moderatorin. Sa bukur kur dëgjon për dashuri dhe të dashuruar! Dashuroni njerëz sepse dashuria na mban gjallë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.