Roberti për ndarjen nga Nora: Kur ta kemi në plan ndarjen, do t’ju njoftojmë!

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Ky ishte lajmi që mund të pritej kur u mësua se bashkëshorti i këngëtares Nora Istrefi, Roberti, kishte një vajzë nga një histori para martesës me Norën, por kurrsesi tani kur ata janë lumturisht të martuar dhe i gëzohen më shumë se kurrë frutit të dashurisë së tyre, vajzës Renne. U tha dhe çfarë nuk u tha për këtë çështje, u aludua se gjithçka kishte marrë fund duke qenë se sytë kureshtarë kishin parë Norën të zhvendosej në një shtëpi me qira dhe se ata të dy kishin tashmë dy javë që jetonin të ndarë. Lajmi u duk aq i besueshëm saqë vetëm kur reagoi vetë Roberti i cili mohoi çdo gjë duke e quajtur një shpifje absurde, njerëzve u ranë shpirtrat në qetësi.

“Kur ta kemi në plan ndarjen, do t’ju njoftojmë”, është shprehur Roberti, të cilit, për hir të së vërtetës, u duk se në fillim po i shijonte “loja” duke zgjedhur ta mbante situatën pezull, me reagimin e vetëm “vjehrrat nuk ndahen” në diçiturën e një fotoje ku shfaqeshin mamatë respektive të çiftit duke festuar për 9 mujorin e Renese. Ajo që duam të themi është se ndoshta nuk shkojmë shumë larg nëse themi se e gjitha mund të ketë qenë një lojë, sa për të mbajtur vëmendjen gjallë, për më tepër tani që Nora pret të publikojë edhe këngën më të re. Pak tension nuk i bën keq askujt apo jo? Thjesht, i bën gjërat më pikante dhe çifti e di mirë këtë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.