Një drekë “dietike”, si ajo nga duart e Gjystes

Intervista - - FACEBOOK VIP -

E shikoni këtë foto? Kjo është një drekë alla Gjyste! E sigurt është që pas një dite tepër të lodhshme pune, pasi të provonit një nga gatimet e Gjystes, lodhja do t’ju fashitej si me magji, por... a nuk janë shumë kalorike këto pjata? Këngëtarja duket se e ka paksa të rëndë dorën në gatim sepse ushqimet që ajo ka gatuar dhe i ka publikuar për ndjekësit në Face- book, përmbajnë shumë kalori ku baza është mishi. Lind pyetja: “Që të kesh një trup si të Gjystes, këtu qëndron magjia? Të jetë kjo “dieta” çudibërëse apo Gjystja, thjesht, na hedh hi syve dhe nuk na tregon se cili është ushqimi i saj i vërtetë? Hë vajza, si thoni? Do rrezikoni me gatimet nga duart e Gjystes apo preferoni ta shikoni edhe një herë menunë?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.