Kastro na sjell… “Rrokum Night”

Intervista - - FACEBOOK VIP -

I kishte munguar publikut me projektet e tij televizive pas angazhimit të fundit që pati në A1 Report me emisionin “Kasketa”, ku personazhet rrëfeheshin ashtu siç ishin në të vërtetë, gjë që nuk kaloi pa vëmendje si çdo gjë që ai sjell. Por dashuria për ekranin nuk mund ta mbante larg për shumë kohë. Tashmë, pas statuseve të tij pikante në Facebook, përmes të cilave i bënte një analizë të mirëfilltë çdo fenomeni që ndodhte, do të keni mundësinë t’i shihni live këto komente pikante të Kastros, sepse ai do t’i rikthehet televizionit. “Rrokum tv” mban emrin emisioni i tij emrin e të cilit ne nuk mundëm ta dëshifronim, por jemi të sigurt që bëhet fjalë për diçka të veçantë ose të çuditshme… ashtu siç është çdo gjë që bën Kastroja. Bëhuni gati që të shtunat t’i kaloni ndryshe, me doza opiumi ndoshta...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.