Morena zhgënjen miqtë më të mirë

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Nga ajo brunia e ëmbël, fituese në konkurse bukurie dhe më pas në kërkim të suksesit në disa fusha, duket se Morena Taraku ka harruar të shkelë në disa shkallë duke u ngjitur më shpejt seç duhet në disa të tjera. Ndërsa më parë shoqëria e saj dhe ata që e mbështesnin i ndërronin dy fjalë me të, tashmë duhet të lini takim dhe madje Morena duhet të shohë edhe axhendën e saj nëse është e lirë t’ju takojë. Këto janë informacionet e fundit që përcillen nga shoqëria e saj, të cilët duken edhe më të zhgënjyer nga veprimi i fundit i Morenës. Ajo ka bërë “unfollovv” të gjithë ata që i ndiqte dikur në Instagram, duke e çuar në 0 atë numër. Një veprim ky “alla Bijonse” (e cila nuk është ndjekëse e askujt në Instagram), por që ka bërë që Morenën tashmë ta shohin me një sy krejt tjetër… dhe kuptohet, jo me atë që mund të shohin Bijonsen. Tashmë, Morena i ka zhgënjyer plotësisht edhe ata që dikur i kishte miq.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.