Noizy është një… yll në galaktikë?

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Duket sikur Rigelsi, të cilin publiku e njeh më së shumti me emrin e artit, Noizy, iu është futur me kokë studimeve për galaktikën. Dhe, nëpërmjet këtyre studimeve, ai ka zbuluar se është një yll… po, po, një yll në galaktikë. Dhe jo vetëm kaq, ky ylli që mban edhe emrin Rigel, qenka edhe ylli më i shndritshëm në galaktikën tonë. Epo kësaj i thonë: “më thuaj si e ke emrin të të them kush do të bëhesh një ditë”. Duket se njerëzit e kanë të shkruar fatin e tyre që në lindje dhe Rigelsi (yll në qiell) e kishte të shkruar që në të ardhmen të bëhej një, le të themi, yll edhe në tokë, në hiphopin shqiptar. Hë, iu futët edhe ju punës për të zbuluar ndonjë yll që mban emrin tuaj?!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.