Jorgo

Intervista - - ANKETA -

Jam pro ardhjes së tyre. Duhet të tregojmë vlerat tona. Edhe kosovarët kur ishin në nevojë i kemi mbajtur, edhe popuj të tjerë. Miku në raste nevoje duhet. Duhet t’i ndihmojmë se Amerika do të na e kthejë njëqind fish.

Nazmiu

Nuk jam dakord për arsye se asgjë nuk është transparente. Në media nuk sqarohet asgjë, as se sa do të rrinë. Do të rrinë përgjithmonë apo për një periudhë të cakutuar? Cilat janë rreziqet ndaj të cilave ekspozohemi ne shqiptarët? Më duken pazare politikanësh dhe fare të paqarta ose transparente për ne publikun e thjeshtë. Ne duhet të sqarohemi.

Genci

Po, shumë dakord jam që të vijnë. Ne aspirojmë për t’u futur në Bashkimin Evropian. Sot shtetet më të mëdha të Bashkimit Evropian si Gjermania, etj., po mbajnë refugjatë, madje ëndrra e çdo të riu shqiptar është të punojë dhe të jetojë atje, jashtë. Falë emigrantëve po mbahet sot Shqipëria. Po ne, pse të mos pranojmë? A duam të bëhemi si bota e të futemi në BE?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.