GBMC: Me muzikën shqiptare po luhet teatër!

Intervista - - ANKETA -

(Vijon nga faqja 3) një fans i GMBC-së?

- Është një artist i afirmuar, me një karrierë të gjatë muzikore, me këngë që flasin për tema aktuale, të mbushura me realizëm, ndjenja, shpresa dhe me një zë unik që të ngelet gjatë në kujtesë. (Qesh)

- Çfarë rrezikon një reper në Shqipëri?

- Komercializimi i muzikës ka sjellë largimin e profesionistëve dhe normalisht, në një vend ku meritokracia ka marrë fund, është goxha e vështirë të ecësh përpara.

- Jeton me atë çfarë sjell dita, çasti apo me objektiva dhe plane për të ardhmen?

- Njerëzit e mëdhenj ecin gjithmonë me plane. Nuk mund të presim që gjërat të na bien nga qielli, por të luftojmë çdo ditë e më shumë për t’i bërë ëndrrat dhe dëshirat tona realitet.

- Pas bashkëpunimeve me Era Rusin dhe Gretën, cili do të jetë bashkëpunimi i radhës?

- Bashkëpunimet nuk është se i kërkoj, gjithmonë më ofrohen. (Qesh) Për momentin, nuk mund të flas për një bashkëpunim të radhës. - Je narcizist? - Narcizizmi është për meshkuj të vegjël. Unë kam qenë gjithmonë altruist. Megjithëse kohët e fundit mund të vëmë re një rritje të narcizizmit te të rinjtë. Paralelisht me rritjen e tij, vërehet edhe trendi i armiqësisë, i zemërimit, i largimit nga lumturia dhe nga kënaqësia.

- Ke qenë më shumë një djalë i mbarë apo i prapë?

- Ka qenë gjithmonë jashtë mode të jesh djalë i mirë dhe femrat pëlqejnë meshkujt rrugaçë. Gjëja që më bën më shumë përshtypje mua është fakti që “gangot” e sotëm janë shumica fallco dhe kot, por është pikërisht shoqëria ajo që u jep shumë rëndësi këtyre tipave, duke i bërë edhe ata vetë të mendojnë se janë të mirë. - Ia ke drejtuar armën dikujt? - Me këtë pyetje më solle në mendje një thënie të vjetër e cila thotë: “Paqja e padrejtë është më e mirë se lufta e drejtë”. - Për çfarë ke mall? - Shpeshherë më merr malli për bregdetin shqiptar.

- Diçka të cilën kërkon ta harrosh?

- Ato që kanë qenë për t’u harruar janë mbuluar në pluhurin e harresës tashmë.

- Ajo që ta ngroh zemrën kur bëhet fjalë për femrën?

- Çiltërsia dhe sinqeriteti.

- Beson te përjetësia, kur bëhet fjalë për një marrëdhënie?

- Në kohët e sotme është pak e vështirë të flasim për përjetësinë.

- Një gjë në të cilën ke guxuar vërtet shumë?

- Kam guxuar vërtet shumë me artin.

- Ku dhe më kë të ndodh ta ngresh zërin?

- Të diturit flasin me heshtjen e tyre, kurse injorantët me britma.

- Çfarë mendojnë njerëzit gabim për ty?

- Nuk jam më në stadin kur vrisja mendjen se çfarë mendonin njerëzit për mua.

- Imagjino diçka të bukur e të mirë që të shkëput nga realiteti... - Është djali im. - Çfarë është për të qeshur? - Teatri që po luhet sot në muzikën shqiptare.

- Cilat kanë qenë ditët e tua më të mira? - Ditët që jam duke i jetuar tani. - Çfarë të kalon në mendje pas çdo viti që ikën?

- Që mund të kesh çdo gjë në jetë, por vetëm kohën nuk e kthen dot pas. - Nga kush ke ç’të mësosh? - Nga më të vjetrit të cilët mbartin mbi supe peshën e viteve dhe të përvojës. - Çfarë do t’i mësosh djalit? - Besoj se shumë gjëra i ka mësuar tani. Të tjerat, me kalimin e kohës, kur të rritet dhe të ketë më tepër përgjegjësi për veten.

- Për çfarë të bëri të reflektoje kjo intervistë?

- Për gazetën tuaj dhe ty si gazetare që më keni dhënë gjithmonë mundësinë për t’u shprehur lirshëm dhe për të promovuar vlerat e mia si artist.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.