Dervishi dhe Shqipëria

Intervista - - SPORT -

- Si e shihni kampionatin tonë, pasi keni jetuar dhe punuar gjatë në Itali?

- Mendoj se është rritur shumë në cilësi këto vitet e fundit. Duhet të punojmë më shumë për ta çuar akoma më përpara. - Krahasuar me Italinë? - Në Itali luajnë miliona dhe miliarda për futbollin. Nuk pretendohet që të konkurrojmë me to. Ka shumë faktorë që ndikojnë, nga terrenet te kultura e futbollit.

- Është folur shumë për deklaratën e Agostinelit: “Në Shqipëri ka pak profesionalizëm”. Jeni dakord me këtë deklaratë?

- Ne i kemi vendosur gjobë Agostinelit pikërisht për këtë punë. Mendoj se ka bërë gabim që e ka shprehur. Ne po punojmë që të ngremë nivelin të gjithë bashkë, por nga ana tjetër duhet të jemi me këmbë në tokë, pasi nuk mund të pretendojmë që të jemi në të njëjtin nivel si në Serinë A të Italisë. - Sa jeni përshtatur? - Nuk e kam pasur të vështirë, pasi këtu jam në vendin tim. - Lojtarët më të mirë në Superligë? - Futbollistët e Partizanit. - Trajneri? - Agostineli. - Tifozët? - E Partizanit. - Sa objektiv ishit? - (Qesh) 100 për qind.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.