Atilio bëhet njeriu i besuar i Feliksit

Intervista - - TELENOVELA -

Feliksi i kërkon Atilios që të vijë të punojë pranë tij, në radhë të parë duke bërë një audit për kohën kur spitali ka qenë nën presidencën e Sezarit. Ai i kërkon Atilios që të bëhet njeriu i tij më i besuar dhe ta ndihmojë në administrimin e ndërmarrjes. Atilio, tashmë i zhgënjyer nga miqësia e mohuar e Sezarit, e pranon propozimin.

Alina shkon në dyqanin e Editit për të kërkuar një fustan të bardhë për dasmën e saj, duke i dhënë kështu lajmin se shumë shpejt do të martohet me Sezarin. Ky lajm rizgjon urrejtjen e Pilarit.

Amarilisi çon Fabricion në sptal për një konsultë dhe të gjitha miket e saj infermiere e rrethojnë dhe thonë se ka një fëmijë të mrekullueshëm. Kjo skenë bën shumë xheloz Nikon, i cili vjen i zemëruar dhe thotë në sy të të gjithëve se ajo nuk është veçse një bark i marrë me qira dhe se është ai babai i asaj fëmije...

Nga ana tjetër, Alina vazhdon të shoqërohet me Brunon, gjoja për çështje pune dhe herë pas here sajon momente të sikletshme për t’u afruar dhe për ta joshur atë...

Pilari operohet me apendisitin

Bernarda i tregon Feliksit dhe Pilarit se e ka kaluar natën me doktor Luteron dhe se është e lidhur me të, gjë që i habit ata të dy, por në mënyrë të veçantë Feliksin, që nuk e humb rastin për të bërë komentet e tij fyese. Të nesërmen, Atilio e mendon propozimin e Feliksit dhe vendos që sipas këshillës së tij, të kthehet me Vegën. Ai flet me Marsian, për ta njoftuar atë se ka vendosur të rikthehet me ishgruan e tij.

Po atë natë, kur kthehet nga spitali, Feliksi e gjen të ëmën në dhomën e saj shumë të sëmurë dhe detyrohet t’i telefonojë të atit për ndihmë. Pilari dërgohet në spital me urgjencë dhe operohet me apendisitin. Fatmirësisht, operacioni del me sukses, por Feliksi e përjeton shumë keq të gjithë këtë ngjarje, sado që Editi përpiqet t’i qëndrojë afër dhe ta ndihmojë ta kalojë me qetësi.

Ndërsa presin në sallë daljen e Pilarit, Feliksi i kërkon të falur Editit dhe i kërkon që ta ndihmojë të bëhet një bashkëshort më i mirë. Ai i thotë se ka nevojë për të. E prekur nga fjalët e tij, Editi e puth dhe e i thotë se do ta mbështesë gjithmonë. me Feliksin që nuk e ka njoftuar se e ëma është operuar. Ajo i ankohet se qëkur është martuar me Brunon, ata e kanë përjashtuar nga të gjitha çështjet familjare. Paloma shkon ta takojë të ëmën dhe i shpjegon asaj se pse nuk ka ardhur më parë për ta vizituar.

Në banesën e Alinës, kjo e fundit vazhdon me tentativat e saj për ta joshur Brunon. I zënë ngushtë dhe i turpëruar, Brunoja mbledh gjërat e tij dhe ikën pa thënë asnjë fjalë. inë e saj.

Të nesërmen, Atilio lajmëron Sezarin se nëse do të gjejë ndonjë parregullsi në dokumente gjatë kohës që ai ka qenë president i spitalit, do t’ia tregojë atë Feliksit. Ai i thotë se Sezari e refuzoi atëhere kur ai kishte më shumë nevojë për të dhe se tashmë, miqësia mes tyre ka marrë fund.

Në mbrëmje, Amarilisi nuk duron dot më dhe i rrëfen Nikos se Fabricio është djali i saj dhe i Eronit, pasi ky i fundit e ka tradhtuar me të.

Feliksi i propozon Editit për martesë Talesi përballet me kopjen e

Nikolës

Amarilisi operohet me urgjencë në San Magno. Eroni i tregon Nikos gjithë çfarë ka ndodhur. Talesi bën një seancë autografesh në promovimin e novelës së tij të parë, që ia ka kushtuar Nikolës. Një vajzë e re që i ngjan shumë Nikolës, vjen dhe i kërkon autograf, duke i kërkuar që ta lërë autografin me emrin Natasha. Talesi i kërkon asaj që të bisedojnë, nëse ajo është motra e Nikolës...

Atilio i tregon Sezarit se shumë shpejt do të ketë sërish të drejta mbi pasurinë e tij, ndonëse Vega po e vëzhgon dhe me ato para ai do të mund të ndihmojë Marsian e tij... Sezari nis të qeshë me ironi dhe i thotë se nuk ka ardhur të diskutojnë për këtë gjë. Ai i kërkon Atilios që të mos vazhdojë me auditin e presidencës së tij në këmbim të një shume parash.

Atilio ia bën të qartë se ai nuk mund të bëjë pakte të tilla, pasi është njeri i ndershëm dhe se për këtë arsye, vetë Sezari e ka patur njeriun e tij më të besuar për vite e vite me radhë. Sezari heq dorë, i bindur se është e kotë të këmbëngulë. Të nesërmen, Atilio i tregon Feliksit për takimin me Sezarin...

Luteroja i tregon Eronit se nëse nuk reagon brenda 48 orësh, Amarilisi do të vdesë. Lajmi e prek shumë Eronin dhe Nikoja e kupton se ai ka rënë në dashuri me Amarilisin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.