Alina, e vendosur për të joshur Brunon

Intervista - - TELENOVELA -

Ndërsa zgjohet në spital, Pilari e gjen veten përballë Xhaksit, mjekut që e operoi. Ai i thotë se kishte patur vetëm apendisitin, por operacioni shkoi shumë mirë dhe nuk duhet të shqetësohet. Xheksi nuk e humbet rastin për të flirtuar me Pilarin.

Nga ana tjetër, Paloma inatoset

Amarilisi i tregon të vërtetën Nikos

Amarilisi nis sërish debatin me Nikolasin në lidhje me Fabricion. Ajo ia bën të qartë se nuk ka për t’ia dhënë asnjëherë fëmijën, pasi ai është fëmija i saj dhe se marrëveshja që kishin bërë, tashmë nuk ka më vlerë.

I zemëruar, Nikoja kërkon Eronin në spital dhe nis të bërtasë, duke shkaktuar një skandal. Eroni përpiqet ta qetësojë dhe i kërkon që ta bisedojnë këtë çështje më vonë në shtëpi dhe jo aty në spital. Pak nga pak, gënjeshtra e Amarilisit nis të dalë në dritë.

Alina tenton të “rifitojë” miqësinë e saj me Pilarin, ndaj shkon në dhomën e saj në spital, me një tufë lulesh në dorë. Reagimi i Pilarit sigurisht që është shumë i keq dhe Simona i thërret Sezarit e Feliksit që të parandalojnë zënkën që ka nisur në dhomën e Pilarit. Sezari zemërohet me Pilarin që e refuzon Alinën dhe thotë se nuk do të jetë më ai mjeku që do të ndjekë ecur-

Amarilisi dhe Eroni i rrëfejnë Nikos se si ka lindur Fabricio. Tani që e mëson të vërtetën, Nikoja thotë se nuk ka për ta falur kurrë Eronin për këtë tradhti.

Eroni bie në kurthin e ngritur nga Amarilisi, e cila është e gatshme të ikë bashkë me të birin dhe me avokatin. Nikolasi i thotë se mund të ikë, por pa e marrë fëmijën me vete, pasi ai do ta hedhë në gjyq Amarilisin për mashtrim, ndërkohë që ata kishin bërë një pakt për të bërë farëzim artificial.

Amarilisi ikën nga shtëpia për të kërkuar një apartament për veten e të birin, por pëson një aksident rrugor që e bën të luftojë mes jetës dhe vdekjes.

Ndërkohë, Eroni i shpjegon Nikos se nuk mund të ndahen së bashku, pasi ai do që të adoptojë një fëmijë dhe nuk mund ta arrijë këtë nëse nuk është në çift.

Feliksi i kërkon Editit që të rimartohen së bashku, pasi pas gjithë këtyre viteve, lidhja e tyre vazhdon të jetë shumë e fortë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.