Ragnit dhe Anmolit u prishet makina dhe mbeten vetëm

Intervista - - TELENOVELA -

Ragni shkon në dhomën e Alekut dhe e gjen Kushin duke qëndruar në karrige, pasi Aleku e ka zënë të gjithë krevatin. Atëhere Ragni e merr Kushin dhe ato flenë bashkë. Tamana zgjohet dhe nuk e gjen të ëmën në krevat. Ajo mërzitet kur e shikon Ragnin duke fjetur me Kushin. Indraxhiti bisedon me Anmolin për çështje të biznesit dhe për udhëtimin që duhet të bëjë ky i fundit, i shoqëruar nga Ragni. Guni lumturohet që Ragni dhe Anmoli do të ikin së bashku në këtë udhëtim dhe mundohet të ndihmojë Ragnin. Gjatë rrugës së kthimit, Anmolit i prishet makina dhe ata telefonojnë në shtëpi. Ragni arrin të flasë me Indraxhitin dhe me Kushin, por kur telefonin e merr Tamana, bie linja, gjë që e mërzit atë, pasi mendon se e ëma deshi të fliste vetëm me Kushin, kurse asaj i mbylli telefonin.

Anmoli dhe Ragini kërkojnë strehë në një shtëpi aty pranë, shumë në siklet pasi kjo do të jetë nata e parë që do të kalojnë së bashku të vetëm. Anmoli e sheh Ragnin ndërsa fle... Vasundra vazhdon me qëllimin e saj për të gjetur një nuse për Alekun. Anmoli dhe Ragni kthehen në shtëpi të nesërmen, ndërsa Tamana është mërzitur me Ragnin dhe refuzon të pranojë ndjesën e saj. Ragni përzë agjentin martesor që ka ardhur për të diskutuar me Vasundrën në lidhje me martesën e Alekut. debatojnë në lidhje me çështjen e martesës së Alekut. Ky i fundit e dëgjon bisedën e tyre dhe zemërohet me to. Prakashi takohet me Sakshin në rrugë dhe habitet kur ajo i thotë se ka marrë vesh që gruaja e Vinetit është e sëmurë. Prakashi e siguron se Malti është e shëndetshme dhe se ajo nuk vuan nga kanceri apo nga ndonjë sëmundje tjetër. Kur shkon në shtëpi, Prakashi e pyet Vinetin se ç’janë këto fjalë që qarkullojnë për të e të shoqen. Sakshi dhe Taruni takohen dhe e kalojnë mbrëmjen së bashku. Ragni përpiqet të afrohet sërish me Vasundrën…

Vasundra e bind Alekun që të martohet dhe shkon edhe një herë në agjencinë e martesave për të gjetur nuse për të. Tamana vazhdon të bëhet xheloze për Kushin. Ragni dhe Anmoli diskutojnë në lidhje me çështjen e martesës së Alekut dhe planifikojnë të prishin planet e Vasundrës. Vineti i bërtet kolegut të tij për përhapjen e lajmit të rremë në lidhje me gruan e tij dhe e sqaron keqkuptimin në prani të Sakshit. Në shtëpinë Raxhvanxh vijnë një çift me vajzën e tyre që duan ta prezantojnë me Alekun. Anmoli, Ragni dhe Guni e mbyllin Alekun në dhomë dhe e bëjnë vajzën të dëgjojë se si bërtet ai, në mënyrë që të trembet dhe të mos pranojë të martohet me të. Plani i tyre funksionon dhe kjo e afron akoma më shumë Ragnin me Anmolin. ljen e saj, tashmë jo në shtëpi, por në restorantin e një qendre tregtare. Pikërisht në atë qendër tregtare, Prakashi vendos të çojë Kavin dhe i telefonon Ragnit që të vijë edhe ajo me vajzat e saj. Prakashi gjen rastësisht Vasundrën në restorant dhe shkon ta takojë atë. Kjo e fundit shokohet kur sheh Prakashin, i cili e kupton qëllimin e saj. Anmoli e Ragni futen në restorant pikërisht kur familja e vajzës dhe Vasundra, takohen me Prakashin.

Prakashi shokohet kur dëgjon se cili është plani i Vasundrës e cila nga ana e saj përpiqet të justifikojë veprimin e saj. Edhe Ragni flet me vjehrrën e saj në sytë e babait të vajzës, i cili ndërron mendje dhe nuk e pranon këtë martesë. Ndërkohë që ndodhin të gjitha këto, fëmijët vazhdojnë të shëtisin në qendrën tregtare dhe Kushi humbet. Ragni shqetësohet shumë, por Anmoli shkon dhe e gjen. Ragni gëzohet dhe nis ta përkëdhelë, gjë që bën xheloze Tamanën, e cila e zemëruar me të ëmën, largohet. Të gjithë nisin të kërkojnë Tamanën, por nuk e gjejnë askund.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.