Sakshi pranon fejesën me Alekun

Intervista - - TELENOVELA -

Sakshi, e mërzitur, informon Tarunin për poropozimin që i ka bërë Vasundra dhe i tregon se ajo ka ftuar edhe median në atë festë. Vasundra shqetësohet kur Aleku i tregon se Ragni e njeh Sakshin dhe se e ka ftuar atë në festë.

Ndërsa ecën rrugës, Sakshin e sulmojnë disa rrugaçë, që e kërcënojnë me jetën e Tarunit. Anmoli vjen në kohë për ta shpëtuar nga duart e tyre dhe e njeh menjëherë, nga piktura e Alekut, se kjo vajzë është Sakshi. Ai i kërkon ta shoqërojë ai në festë, por ajo nuk pranon. Sapo Anmoli largohet, Sakshi I telefonon Tarunit, por në telefon, kupton se dikush I ka shkuar atij në shtëpi. Me të shpejtë ajo merr taksi, por kur shkon në shtëpinë e Tarunit, e gjen atë të bastisur…

Vasundra dhe anëtarët e tjerë të familjes Raxhvanxh presin të ftuarit në festë. Ragni shokohet kur mëson nga gazetarët se familja po e bën këtë festë për të bërë një lajmërin të rëndësishëm dhe ajo shkon të sqarohet me Vasundrën për këtë çështje. Vasundra është e lumtur kur shikon Sakshin në festë dhe e pyet atë nëse e pranon propozimin e saj. Sakshi i thotë se pranon të martohet me Alekun…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.