Sëmundjet që përhapen me anë të mushkonjave

Intervista - - SHENDET -

Zika

Për shumicën e njerëzve, simptomat e kësaj sëmundjeje janë të buta. Ato përfshijnë temperaturën, puçrrat, dhimbje kyçesh dhe skuqje sysh. Rreziku i vërtetë është për gratë shtatzëna dhe bebet e tyre, pasi kjo sëmundje shkakton një defekt në lindje që quhet mikrocefali dhe që shkakton dëmtim të trurit dhe kokë të vogël. Mushkonjat që shpërndajnë këtë sëmundje jetojnë në Brazil e në vende të tjera të Amerikës së Jugut dhe të asaj Qendrore, në Karaibe dhe në Azinë juglindore.

Ethet tropikale

Kjo sëmundje është më e përhapur në vende si ishujt e Paqësorit, Amerika Latine dhe Azia Juglindore. Kur sëmuresh prej saj, mund të kesh puçrra, temperaturë, dhimbje koke, mishra dhëmbësh të skuqur dhe që nxjerrin gjak. Nganjëherë ajo mund të shkaktojë tem- peraturë hemorragjike, që mund të jetë vdekjeprurëse. Deri tani, nuk ka vaksinë për këtë sëmundje.

Ethet e Nilit perëndimor

Nëse ju pickon mushkonja që mbart këtë virus, ka gjasa të mos keni asnjë simptomë. Megjithatë, disa njerëz kanë temperaturë, dhimbje kyçesh, diarre, të vjella, ose puçrra. Mund të ketë edhe ndërlikime të rralla, si infeksione të trurit të quajtura encefalit, ose meningit. Për këtë sëmundje, nuk ka vaksinë. Për herë të parë është identifikuar në Ugandë, por tani haset në gjithë botën.

Malaria

Afro gjysma e popullsisë së botës jeton me rrezikun e kësaj sëmundjeje, por shumica e rasteve janë në Afrikë. Simptomat përfshijnë temperaturën, dhimbjen e kokës, ethet dhe të vjellat. Nëse ju do të udhëtoni në një vend ku malarja përbën problem, duhet të flini në një krevat të rrethuar me një rrjetë kundër mushkonjave dhe të merrni ilaçe kundër malarjes.

Ethet e verdha

Kjo sëmundje e merr emrin nga njëra prej simptomave, pra, lëkura dhe sytë mund të duken të verdhë. Ky është një infeksion jo serioz që jep dhimbje koke, shpine, ethe dhe të vjella. Ekziston një vaksinë për parandalimin e saj, kështu që sigurohuni ta bëni nëse do të udhëtoni në vende si Afrika dhe Amerika Latine, ku mushkonjat e ngjisin atë.

Chikungunya

Emri i kësaj sëmundjeje vjen nga gjuha afrikane dhe i referohet pamjes së kërrusur për shkak të dhimbjeve të forta të kyçeve. Simptoma të tjera janë puçrrat, dhimbje koke, marrje mendsh dhe lodhje. Kjo sëmundje haset në Azi e në Indi dhe ka filluar të lëvizë në Evropë dhe në Amerikë. Nuk ka kurë për të, por shumica e njerëzve shërohen prej saj. Në disa raste, simptomat mund të zgjasin me muaj ose me vite.

Encefaliti i La Krosit

Ka afro 100 raste të këtij virusi çdo vit në SHBA. Mushkonjat që mbajnë virusin në fjalë, pickojnë gjatë ditës, zakonisht nga pranvera në vjeshtën e hershme. Simptomat përfshijnë temperaturën, të vjellat dhe dhimbjet e kokës, por shumica e njerëzve e

kalojnë pa simptoma.

Ethet e Luginës Rift

Janë mushkonjat e infektuara me virusin që ua ngjisin sëmundjen njerëzve dhe kafshëve. Emrin e ka marrë nga një zonë e Kenias, kur e kanë zbuluar doktorët dhe haset në Afrikë, në Arabinë Saudite dhe në Jemen. Simptomat përfshijnë marramendjen dhe ligështinë. Gjithashtu, mund të dëmtojë sytë.

Virusi i Kanionit Xhejmstaun

Doktorët e zbuluan këtë virus për herë të parë në vitet ’80. Ai e ka marrë emrin nga një zonë në SHBA. Nëse infektoheni prej tij, mund të keni simptoma të ngjashme me gripin, si ethe dhe dhimbje koke. Probleme më serioze mund të jetë inflamacioni i trurit ose i shtyllës kurrizore. Mushkonjat që e ngjisin këtë sëmundje jetojnë në Amerikën e Veriut, por në SHBA ka vetëm disa raste të sëmurësh në vit.

Virusi i Lepurit Amerikan

Sëmundja ka marrë emrin e këtij lepuri (është më i madh se i zakonshmi dhe me peliçe të bardhë), sepse për herë të parë është identifikuar në gjakun e tij. Personi i parë që u sëmur prej tij jetonte në Kanada, në vitet ‘70, por tani ai është shfaqur edhe në SHBA. Shkakton dhimbje koke, marrje mendsh, të vjella dhe puçrra. Nganjëherë shkakton edhe inflamacion të trurit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.