Kuriozitete për çmimet Oskar

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Të dielën, më 28 shkurt, do të zhvillohet ceremonia e çmimeve Oskar. Ja, disa kuriozitete për të:

1. Fituesja më e re për rolin e aktores dytësore është Tatum O’Nil, e cila e fitoi çmimin në filmin “Hëna prej Letre” (1973), kur ishte 10 vjeçe.

2. Kristofer Plamer është aktori fitues më i moshuar i çmimit Oskar në moshën 82 vjeçare, për rolin e aktorit dytësor më të mirë në filmin “Fillestarët” (2010).

3. Laiza Mineli, duke fituar Oskarin e aktores më të mirë në vitin 1972, ishte aktorja e vetme që e ka fituar atë familjarisht. Mamaja e saj, Xhudi Garland u vlerësua me këtë çmim në vitin 1939 dhe i ati, Vinsente Mineli, u vlerësua me çmimin e regjisorit më të mirë për filmin “Xhixhi” (1958).

4. Ceremonia e parë Oskar u zhvillua në një sallë të vogël me 270 të ftuar, në vitin 1929, në hotelin Hollivud Ruzvelt, Los Anxhelos.

5. Ketrin Bigëlou ishte gruaja e parë në historinë e çmimeve Oskar që fitoi çmimin e regjisores më të mirë, për filmin “Dollapi i dhimbjes” (2009).

6. Ketrin Hepbërn është gruaja që ka marrë më shumë Oskar. Ajo e ka fituar katër herë çmimin e akores më të mirë për filmat “Në pellgun e artë” ( 1981), “Luani në dimër” (1968), “Gjeje kush vjen për darkë” (1967) dhe “Lavdia e mëngjesit” (1933).

7. Filmi “Kaubojsi i mesnatës” (1969) është i vetmi film me pullë të kuqe (për moshat mbi 18 vjeç) që u vlerësua me çmimin Oskar.

8. Rekordin si kandidate për çmimin Oskar e mban Meril Stripi, e cila ka qenë 18 herë kandidate, duke e fituar dy herë Oskarin për rolin e aktores më të mirë në filmat “Zgjedhja e Sofies” (1983) dhe “Zonja e hekurt” (2012), si dhe një herë për rolin e aktores dytësore më të mirë në filmin “Kramer kundër Kramer” (1980). Nga burrat, këtë rekord e mban Xhek Nikolsoni, me 12 kandidatura.

9. “Bashkë me erën” (1939) ka qenë filmi më i gjatë (4 orë e 16 minuta) që është vlerësuar me çmimin e filmit më të mirë.

10. Vendi që e ka fituar më shumë çmimin e filmit të huaj më të mirë është Italia, me 10 çmime.

11. Endrju Brodi, 29 vjeç, ka qenë aktori më i ri që fitoi çmimin e aktorit më të mirë për rolin në filmin “Pianisti” (2002).

12. Fituesi më i moshuar për rolin e aktorit më të mirë. Këtë rekord e mban Henri Fonda, i cili, në moshën 76 vjeçare, fitoi çmimin e aktorit më të mirë për rolin e tij në filmin “Në pellgun e artë” (1981).

13. Filmi “Nuni 2” (Godfather II) (1974) është i vetmi vazhdim filmi që ka marrë çmimin e filmit më të mirë.

14. Kejt Blanshet është e vetmja aktore që ka marrë çmimin Oskar, duke luajtur rolin e një aktoreje tjetër që e ka fituar çmimin. Ajo e mori çmimin për rolin e saj si Ketrin Hepburn në filmin “Aviatori” (2004).

15. Vudi Alen ka 24 kandidatura për Oskar: një si aktori më i mirë, tre për filmat më të mirë, 7 si regjisori më i mirë dhe 16, për skenarin origjinal.

16. Në vitin 1964, Sidnei Puatje ishte aktori i parë me ngjyrë që fitoi çmimin Oskar të aktorit më të mirë për filmin “Zambakët e fushës”.

16. Kandidimi i parë i Ketrin-Zeta Xhounsit ishte me fat, sepse ajo fitoi rolin e aktores dytësore për rolin e saj në filmin “Çikago” (2002). VIP-a të tjerë që kanë fituar që me herën e parë ishin Lupita Niongo dhe Kim Bezinxher.

17. Fituesja e parë e shurdhër, ishte Marli Matlin, që u vlerësua me çmimin Oskar për filmin “Fëmijët e heshtjes” (1987).

18. Tre filmat më të suksesshëm të historisë së Oskarëve janë filmat “Ben Hur” (1959), “Titaniku” (1997) dhe “Zoti i Unazave” ( 2003), çdonjëri prej të cilëve fitoi 11 statujëza.

19. Heth Lexher dhe Piter Finç janë të vetmit aktorë që e kanë marrë çmimin pas vdekjes, respektivisht për filmat “Kalorësi i errët” (2008) dhe “Rrjeti” (1976).

20. Fjalimi më i gjatë ishte ai i aktores Grir Garson, që zgjati pesë minuta e 30 sekonda për çmimin e aktores më të mirë në filmin “Zonja Miniver” (1942).

21. Statujëza e Oskarit ka një gjatësi prej 34 centimetrash dhe peshon 3.5 kilogramë.

22. Alfred Hiçkok u propozua pesë herë për çmimin e regjisorit më të mirë, por nuk e fitoi kurrë atë.

23. Ceremonia më e gjatë për dhënien e çmimeve zgjati 4 orë e 23 minuta, me prezantuese Upi Goldbergun (2002).

24. Fituesi dhe kandidati me më shumë çmime ishte Uollt Disnei, i cili fitoi 22 Oskarë nga 54 herët që ishte kandidat.

25. Çmim për një grua në rolin e një burri. Linda Hant ishte aktorja e parë që u vlerësua me çmimin Oskar për rolin e një burri në filmin “Viti i të jetuarit rrezikshëm” (1982).

26. Prezantuesi më i shpeshtë është Ben Hop, i cili e ka prezantuar ceremoninë 19 herë.

27. Duke filluar nga viti 1950, fituesit nuk mund ta shesin statujëzën e tyre nëse nuk e kthejnë më parë në Akademi për një dollar.

28. Ceremonia e vitit 2014, në të cilin u veçua performanca e Farell Uilliamsit në skenë, arriti rekordin e 43 milionë teleshikuesve në SHBA, shikueshmëria më e lartë e dhjetëvjeçarit për kanalin ABC, i cili është kanali që e transmeton drejtpërdrejt ceremoninë që prej vitit 1976. (Vijon numrin e ardhshëm)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.